Shoqata e Tregtisë Elektronike të Maqedonisë, në kuadër të projektit “Digitally FIt for E-Commerce“, mbështeti 30 ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme vendase, dhe prodhues individualë të regjistruar për të forcuar praninë e tyre në internet dhe për të avancuar aftësitë, njohuritë dhe kompetencat e nevojshme për rritje në epokën digjitale. Në paralel me Shoqatën e Tregtisë Elektronike të Maqedonisë, Shoqata Shqiptare e Tregtisë Elektronike – AECA gjithashtu mbështeti 30 kompani vendase për të përmirësuar aftësitë e tyre digjitale dhe praninë në internet në Shqipëri.
Kompani u përzgjodhën në kuadër të Projektit “Digitally Fit for E-Commerce“, mbështetur nga Aktiviteti i Zhvillimit Ekonomik, Qeverisjes dhe Rritjes së Ndërmarrjeve të USAID (EDGE), dhe zbatuar nga AETM në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Tregtisë Elektronike. Projekti kishte për qëllim të përmirësonte aftësitë digjitale të një total prej 60 kompanive nga të dy vendet që vinin nga tre sektorët e përzgjedhur, dhe t’i ndihmonte ata të hapnin një kanal shtesë shitjeje duke u lidhur me platformat lokale të tregtisë elektronike.
Kompani që u mbështetën në të dy vendet u përzgjodhën përmes thirrjeve publike në të dy vendet njëkohësisht, dhe vinin nga sektorët e mëposhtëm:
Prodhimi bujqësor (produkte nga fruta dhe perime të freskëta ose të përpunuara)
Prodhimi i Lehtë – Veshje dhe Tekstile dhe Prodhimi i Mobiljeve prej Druri
Turizmi hyrës: ekoturizëm, turizëm rural dhe turizëm aventuresk
Në thirrjen publike në Maqedoni u pranuan gjithsej 80 aplikime, ku 30 kompani u përzgjodhën nga një komision ekspertësh. Në thirrjen publike në Shqipëri, u pranuan gjithsej 58 aplikime, ku 30 kompani që ishin pjesë e programit u përzgjodhën duke ndjekur të njëjtin proces.
60 kompanitë e përzgjedhura në të dy vendet patën mundësinë të shprehin nevojat e tyre për aftësi digjitale përmes një pyetësori, mbi bazën e të cilit u bë një analizë gjithëpërfshirëse e nevojave për aftësi digjitale të kompanive në të dy vendet.
Për më tepër, 2 përfaqësues nga secila prej 60 kompanive të mbështetura (100+ pjesëmarrës në total) patën mundësinë të ndjekin 3 sesione trajnimi edukative me prezencë fizike në të dy vendet paralelisht, të cilat ishin të përshtatura sipas nevojave të tyre specifike, dhe lidhen me tregtinë elektronike dhe marketingun digjital.
Pas përfundimit të sesioneve të trajnimit, pjesëmarrësit patën mundësinë të marrin pjesë në një ngjarje online b2b me platformat ekzistuese të tregtisë elektronike lokale në Maqedoni: ananas.mk, paket.mk dhe mitra.mk, për të dëgjuar për kushtet e bashkëpunimit dhe për të filluar shitjen e produkteve dhe shërbimeve të tyre online duke hapur një kanal shtesë shitjeje – një e-dyqan brenda platformave ekzistuese të tregtisë elektronike. Duke ndjekur të njëjtin proces, kompanitë nga Shqipëria u lidhën me platformat e tregtisë elektronike aladini.al dhe gjejevete.al.
Projekti rezultoi në rritjen e aftësive digjitale të 100+ përfaqësuesve që vinin nga 60 kompani të mbështetura (në total në të dy vendet) dhe me mbi 60 e-dyqane të reja të hapura brenda platformave lokale të tregtisë elektronike në total në të dy vendet për kohëzgjatjen e projektit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.