Fakulteti i Mjekësisë, Tiranë, nderon me Titullin “Doctor Honoris Causa” Prof. Dr. Sergio Caputi, Rektor I Universitetit “Gabriele D’Annunzio”, Chieti, Pescara - Business Magazine Albania

Fakulteti i Mjekësisë, Tiranë, nderon me Titullin “Doctor Honoris Causa” Prof. Dr. Sergio Caputi, Rektor I Universitetit “Gabriele D’Annunzio”, Chieti, Pescara

Fakulteti i Mjekësisë, Tiranë i akordon titullin “Doctor Honoris Causa” Prof. Dr. Sergio Caputi, i cili ka dhënë një kontribut të veçantë në fushën e stomatologjisë në Shqipëri.

Prof. Sergio Caputi ka kontribuar në bashkëpunimin e vazhdueshëm në sferën akademike dhe në kërkimin shkencor, si dhe në hapjen e dy programeve të përbashkëta të studimit “Master Ekzekutiv / Master Ndërkombëtar i Nivelit të dytë në Implanto Protetikë” dhe “Master Profesional / Master Ndërkombëtar i Nivelit të pare në Higjenë Dentare dhe Terapi Parodontale jo Kirurgjikale

Prof. Dr. Sergio Caputi u diplomua për Mjekësi dhe Kirurgji në Universitetin “Gabriele D’Annunzio”, Chieti, Pescara, në prill të vitit 1982 dhe më 1992 u Specializua në Stomatologji në Universitetin “La Sapienza”, Romë. Për periudhën 2017-2023 ka qënë Rektor I Universitetit “Gabriele D’Annunzio”, Chieti, Pescara.

Përgjatë viteve, aktiviteti i tij shkencor ka qënë i fokusuar në teknikat më moderne, materialet dhe protokollet e Protezave Dentare.

Gjatë ceremonisë, Prof. Edit Xhajanka dhe Prof. Ramazan Isufi referuan në lidhje me gjithë aktivitetin akademik dhe shkencor të Prof. Sergio Caputi.

Në fjalën referuese Prof. Sergio Caputi falenderoi Rektorin e UMT-së, Senatin Akademik për titullin e akorduar si dhe kolegët, miqtë shqiptarë për gjithë bashkëpunimin ndër vite!

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0