Ekuilibri i Artë - Si BLESS Consulting po ndërton urat midis prindërimit dhe karrierës profesionale - Business Magazine Albania

Ekuilibri i Artë – Si BLESS Consulting po ndërton urat midis prindërimit dhe karrierës profesionale

Anjeza, themeluese dhe trajnere menaxhuese e BLESS Consulting, është një figurë frymëzuese që rrëfen një udhëtim transformues nga bankiere e suksesshme në një sipërmarrëse inovative në fushën e konsulencës dhe coaching. Duke u nisur nga përvoja e saj personale si nënë birësuese dhe profesioniste, Anjeza ka ndërtuar një platformë që synon të ndryshojë perspektivën e shoqërisë për gratë në karrierë dhe nëna. Me një qasje të përkushtuar për zhvillimin personal dhe profesional, BLESS Consulting është më shumë se thjesht një biznes; është një mision për të fuqizuar individët, sidomos nënat, për të kapërcyer sfidat dhe të shkëlqejnë në jetën dhe karrierën e tyre. Në këtë intervistë, Anjeza ndan rrugëtimin e saj unik, pasionin dhe përpjekjet për të ndërtuar një komunitet mbështetës, si dhe synimet e saj për të ndikuar në një ndryshim të qëndrueshëm në tregun Shqiptar dhe më gjerë.

“Bless Consulting është një kompani që ofron konsulencë, mentorim, coaching dhe trajnime për personat në karrierë. Unë jam Anjeza Sanco, themeluesja dhe trajnere menaxhuese e BLESS Consulting. Unë jam një nënë birësuese, grua, vajzë, motër dhe një sipërmarrëse e re.

Në vitin 2022 krijova një komunitet në instagram që e quajta “@nene_ndryshe”, drejtuar nënave të reja dhe si të kapërceja sfidat e karrierës pas amësisë, ndërkohë që po përjetoja nga afër se si të bëhesha prind po ndikonte në karrierën time prej 20 vitesh. Unë kisha punuar në Retail Banking dhe drejtoja një degë të rëndësishme banke në Tiranë, megjithatë gjetja e një ekuilibri mes familjes dhe karrierës sime ishte sfida më e vështirë që duhej të kapërceja deri më tani. Për herë të parë në jetën time të karrierës kisha vetëbesim të ulët dhe ndihesha e bllokuar. E lodhur nga gjithçka vendosa të gjeja një trajner të shëndetit fizik dhe jetës që do të më ndihmonte të gjeja qartësi dhe të kuptoja qëllimet e mia në jetë. 

Pas disa muajsh duke punuar me një trajnere dhe duke e rizbuluar veten, vendosa se kisha nevojë për një ndryshim në karrierë. Unë kisha një diplomë universitare pranë Sunny New York Bsc në Menaxhim dhe një diplomë masteri MBA në Financë Bankë, kisha bërë dhjetra trajnime e certifikime për leadership, menaxhim, negocim ndër vite,  por ndieja që duhet të rritesha më tej profesionalisht. Çertifikimi si trajner i jetës Professional Life Coach ishte hapi i parë që më dha besimin të lë karrierën time bankare dhe të themeloj BLESS.   Misioni ynë si BLESS është të ofrojmë konsultime për zhvillimin personal dhe profesional të përshtatura posaçërisht për individët në karrierën e tyre. Qëllimi ynë është që klientët tanë të rriten profesionalisht por duke mbajtur një ekuilibër midis karrierës dhe prindërimit. 

Të qenurit prind, sidomos nënë, shpesh çon në zgjedhje karriere që ngadalësojnë zhvillimin profesional pasi nuk gjejmë dot kohë për tu rritur ndërkohë që rrisim një apo disa fëmijë. Nëpërmjet trajnime të menaxhimit të efiçencës, negocimit, komunikimit efektiv,  praktikave CBT, NLP, LC ne ju mësojmë se si ta përjetojnë kohën në mënyrë më efikase, të jenë prezente, të krijojnë një ekuilibër punë/jetë.  Gjithashtu nëpërmjet executive coaching, trajnime lidershipi, konsulencës organizative ne mbështesim zhvillimin e biznesit duke u ofruar Coaching të gjithë biznesmenëve, drejtuesve dhe menaxherëve që duan të jenë lider në tregun/punën e tyre.  Kjo është arsyeja pse ne në BLESS jemi të përkushtuar të fuqizojmë individët, veçanërisht nënat për të thyer barrierat, për të shkatërruar stereotipet, për të ndërtuar vetëbesim dhe për të lulëzuar në karrierën e tyre. Më besoni të ndërtosh një biznes të ri si një nënë e vetëpunësuar nuk është aspak e lehtë. Për më tepër është tejet e vështirë dhe do shumë durim që të ngresh nga zero një kompani konsulence dhe coaching në një treg shqiptar ku më kollaj e kemi të blemë cdo vit një një pallto te re sesa të blejmë me të njëjtat lek një trajnim që na mundëson zhvillim profesional e personal.

Gjithsesi duke patur një komunitet shumë të veçantë në instagramin e nene_ndryshe kam gjetur mbështetje të madhe dhe klientët e parë të Life Caoching dhe te programit të parë në grup në llojin e vet i quajtur “Gati për punë Mama?”. Një program që është i dedikuar posacerisht për nënat në karrierë dhe gjetjes së një balance pas mëmësisë, rikthimit në punë dhe ndërtimit të një komunikimi linear dhe transparent punonjës-punëdhënës.  Unë besoj në fuqinë e komunitetit, bashkëpunimit dhe mësimit të vazhdueshëm për të zhbllokuar potencialin e pakufishëm brenda çdo individi.  Plane të ardhme janë të ndërtojmë programe të ndryshme që do ndihmojnë tregun të sjelli risi dhe ti përgjigjet me Po pyetjeve më poshtë, A janë kompanitë shqiptare të vetëdijshme për qasjet e tyre të njëanshme ndaj grave pas mëmësisë? A janë kompanitë të gatshme të ndryshojnë politikat e tyre përpara kohe për të krijuar një mjedis pune më të lumtur, më miqësor dhe fleksibël për nënat?  Vizioni ynë është për një botë ku çdo individ është i fuqizuar për të zhbllokuar potencialin e tij të plotë, duke udhëhequr me besim dhe qëllim në jetën e tij personale dhe profesionale” – me këto fjalë e mbyll Anjeza historinë e saj të veçantë.

Lexo edhe: Pse shprehja “njerëzit e suksesshëm zgjohen në 4 të mëngjesit” nuk rezulton plotësisht e vërtetë?

Historia e BLESS Consulting nuk është thjesht një histori biznesi; është dëshmi e frymës së pakthyeshme të nënave që punojnë për të arritur përparësi në jetën e tyre personale dhe profesionale. Duke sfiduar stereotipet, thyer barrierat dhe ushqyer potencialin, BLESS Consulting qëndron si simbol i shpresës dhe përparimit në peizazhin korporativ Shqiptar. Duke iu përgjigjur të ardhmes, angazhimi i saj për të zhvilluar programe inovative dhe të nxitur një ambient pune inkluziv dhe mbështetës hap rrugën për një botë ku çdo individ, veçanërisht nënat, mund të lulëzojnë pa kompromis. Në këtë udhëtim, BLESS Consulting vazhdon të frymëzojë, fuqizojë dhe transformojë jetët, duke provuar se me mbështetjen dhe vizionin e duhur, balancimi i karrierës dhe prindërimit nuk është vetëm i mundshëm, por edhe rruga drejt suksesit dhe përmbushjes së plotë.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0