Kampionati Kombëtar i Rafting dhe aventura në brigjet e Vjosës ju presin me 22-24 Mars - Business Magazine Albania

Kampionati Kombëtar i Rafting dhe aventura në brigjet e Vjosës ju presin me 22-24 Mars

Kampionati Kombëtar i Rafting

22-24 mars shënojnë një event të rëndësishëm përgjatë brigjeve të lumit të Vjosës.

Në këto ditë të veçanta të pranverës ju mirëpret “Kampionatin Kombëtar Rafting” dhe “Last Adventure Festival”, organizuar nga Federata Shqiptare e Rafting dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Eventi zhvillohet përgjatë brigjeve piktoreske të lumit Vjosa, në zemër të Përmetit. Përtej kampionatit magjepsës dhe garave emocionuese, festimet në Përmet do të kenë performanca muzikore gjatë mbrëmjeve dhe një gamë të larmishme aktivitetesh tërheqëse si rafting, ture me biçikleta elektrike, hiking, kajak, ushqim të mrekullueshme për të gjithë vizitorët.

Organizatorët ju ftojnë ngrohtësisht të merrni pjesë në këto aktivitete me të dashurit tuaj. Ky rast është i një rëndësie të madhe për të gjithë banorët e zonësm pasi nxjerr në pah rritjen e jashtëzakonshme të sportit të rafting dhe numrit të guidave profesionale. Numri në rritje i udhërrëfyesve profesionistë të rafting tregon rritjen e mbrojtësve dhe përkushtimin e përbashkët për të ruajtur lumenjtë dhe mrekullitë natyrore.

Ndaj, vlerësoni pjesëmarrjen në Përmet në aktivitetet e kësaj fundjave të paharrueshme, ku do të jeni të mirëpritur ngrohtësisht nga ekipet dhe guidat e lumenjve Vjosa, Osum, Bistrice, Drini Zi, Shkumbin, Drinos dhe Bence.

Ju keni këtu një axhendë të detajuar të eventeve

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0