TË PRODHOSH VLERË – GJITHËPËRFSHIRJE, NOVACION DHE QËNDRUESHMËRI
L’Italian Trade Agency (ITA), zhvillon nga data 18 deri në 24 mars 2024, në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Tiranë, një promovim special të Made in Italy me rastin e Italian Design Day në Shqipëri. Tema e këtij edicioni fokusohet në vlerën e procesit të prodhimit. Në qendër të kërkimit është nevoja për të humultuar metodat e krijimit të produkteve, por edhe të vlerës, përmes proceseve të prodhimit, për të bashkuar, me traditën dhe mjeshtërinë, teknikat më moderne në aspektin e teknologjisë dhe qëndrueshmërisë mjedisore, duke përforcuar kështu parësinë e prodhimin Italian.
Nisma synon të promovojë dhe nxjerrë në pah imazhin dhe kulturën e Made in Italy në sektorin e design-it. Italia dhe Shqipëria do të bashkohen nga një vëmendje e përbashkët për design-in dhe aftësisë për të prodhuar duke krijuar vlerë, në aspektin e gjithëpërfshirjes, novacionit dhe qëndrueshmërisë, falë rrjetit të shpërndarjes, showroom-eve dhe dyqaneve që janë partnerët aktivë të projektit, si Abita, Barbers Pro, Bes Albania, Coin e Coin Casa, Interni Design, Iris Cosmetic, Le Futur, Marvol Casa dell’Architetto, New Generation, OVS, Sali Eletrik, Skosmetics, Studio Luce by A Bi Esse, ku qytetarët e Shqipërisë do të mund të gjejnë produkte të vërteta italiane në një gamë të gjerë të sektorëve të aplikimit të design-it, të tillë si mobilimi, artikujt e dekorit, ndriçimi, moda, aksesorët dhe kujdesi ndaj së bukurës.
Një sërë fushatash promovuese dhe ekspozitash pranë 14 pikave të shitjes në Tiranë, Durrës, Fier dhe Vlorë, me qëllim rritjen e shikueshmërisë, shpërndarjes dhe shitjeve të produkteve italiane; fuqizimin e marketingut ndaj konsumatorit, duke promovuar imazhin dhe kulturën e Made in Italy dhe duke lehtësuar hedhjen në qarkullim të markave dhe produkteve të reja italiane në segmentet vendore të shpërndarjes në shkallë të gjerë.
Për më shumë informacione, ndiqni rrjetet sociale
Facebook: https://www.facebook.com/iceagenziaalbania/
Instagram: https://www.instagram.com/itatradeagency_tirana/
Twitter: https://twitter.com/itatirana
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.