Raporti i Institutit të Oksfordit: Kompania shqiptare “Baboon” më e mira në rang botëror, për vlerat, standardet dhe kushtet më të larta në punë - Business Magazine Albania

Raporti i Institutit të Oksfordit: Kompania shqiptare “Baboon” më e mira në rang botëror, për vlerat, standardet dhe kushtet më të larta në punë

Jemi mësuar të kemi ‘ambasadorë’ të Shqipërisë tenorë, aktorë, balerinë, shkrimtarë e shumë profesionistë të tjerë që na bëjnë të ndihemi krenarë. Por rrallë ose aspak kemi hasur që një kompani 100% shqiptare, e themeluar dhe me aktivitet në Shqipëri, të marrë çmime prestigjoze për vlerat dhe standardet më të larta për kushtet e punës në botë!

Shqipëria ka një kompani të tillë lider në fushën e “Food Delivery” dhe ajo është Baboon. Të gjithë i njihni të palodhurit me motorrat e kuq dhe zërat miqësorë matanë telefonit që na shërbejnë 365 ditë të vitit prej më shumë se 8 vitesh tanimê. Ata trajtohen me dinjitet nga kompania Baboon. Në raportin e Institutit të Internetit të Oksfordit, Baboon është shpallur kampione krah kompanisë Britanike Getir duke plotësuar kritere strikte të monitoruesve më seriozë të fushës. Kjo do të thotë që Baboon tani ka kaluar në nivelin e një biznesi ekselent. Në vitin 2023, Fairwork zhvilloi studimin e saj në 38 vende, duke vlerësuar kushtet e punës në mbi 650 kompani dhe duke arritur mbi 5000 punëtorë në të gjithë globin, ku Baboon mori notën më të lartë referuar standarteve dhe punës intensive nga instituti prestigjoz i Oksfordit. Ky lajm që nderon Shqipërinë dhe sigurisht kompaninë Baboon, tregon se kapitali më i madh i një biznesi janë njerëzit dhe trajtimi i tyre me dinjitet dhe sipas standarteve në vendin e punës janë vlerat kryesore të një kompanie. Baboon është kampione edhe në këtë fushë, njëlloj si në shërbim e shpejtësi, e këtë e thotë raporti i Oksfordit që u ftojmë ta lexoni më poshtë.

Link:https://fair.work/en/fw/publications/fairwork-annual-report-2023-state-of-the-global-platform-economy/

Shkarko raportin: https://fair.work/wp-content/uploads/sites/17/2024/02/Fairwork-Annual-Report-2023.pdf

lexo.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0