Përfitoni nga ditët e fundit për tu regjistruar në eventin lançues të Women On Boards Albania 2024! - Business Magazine Albania

Përfitoni nga ditët e fundit për tu regjistruar në eventin lançues të Women On Boards Albania 2024!

Përfitoni nga ditët e fundit për tu regjistruar në eventin lançues të Women On Boards Albania 2024!

Women on Boards Albania nis programin e vitit 2024 me Eventin e Lançimit, një event i cili ka në zemrën e tij një panel diskutimi të titulluar “Si diversiteti në bord nxit rritjen ekonomike dhe mënyrat për të arritur atje”.

Panelistë të nderuar dhe profesionistë do të kontribuojnë me mendimet, ekspertizën dhe përvojat e tyre mbi rolin kryesor të diversitetit në dhomat e bordeve.

Ky event, i përshtatur për të fuqizuar, edukuar, frymëzuar dhe bashkuar figura kryesore nga bota e biznesit, specialistët e DE&I, profesionistë ambiciozë dhe sipërmarrës, duke premtuar që do të jetë një mundësi e shkëlqyer për network, shkëmbim idesh dhe mësim.

Edhe  3 ditë na ndajnë nga ky event transformues ku do të jetë prezente Themeluesja dhe Drejtoresha Ekzekutive Albana Vrioni të ndajë një mesazh kyç me të gjithë pjesëmarrësit, pesë panelistë shumë të vlerësuar, Delina Ibrahimaj, Kristen Anderson, Bilgen Aldan, Jonida Lakuriqi, Albana Shkurta për të ndarë mendimet dhe përvojat e tyre se si diversiteti në borde mund të nxisë rritjen ekonomike dhe mënyrat për të arritur atje.

Ky event ofron mundësinë që ju të mësoni, të angazhoheni, të zgjeroni rrjetin tuaj dhe të vendosni së bashku hapat e parë për të rritur përfaqësimin dhe ndikimin pozitiv të grave shqiptare në borde për rritje të qëndrueshme.
Bëhuni pjesë e eventit duke u regjistruar në linkun e bashkëngjitur 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0