E pabesueshme! Sa klikime ka videoja e parë e ngarkuar në YouTube? - Business Magazine Albania

E pabesueshme! Sa klikime ka videoja e parë e ngarkuar në YouTube?

“Me at the zoo” besohet të jetë videoja e parë që është ngarkuar në platformën e YouTube, që kur kjo platformë u lançua për përdoruesit anembanë globit.

Videoja 19-sekondëshe, paraqet njërin prej themeluesve i cili kishte vizituar një kopsht zoologjik dhe prej se u publikua 18 vjet më parë, ka grumbulluar të paktën 307 milionë klikimePlatforma YouTube, një platformë revolucionare në botën e rrjeteve sociale dhe videove u lansua për herë të parë më 14 shkurt të vitit 2005 nga Steve Chen, Chad Hurley dhe Jawed Karim, tre ish-punonjës të PayPal.

Kjo platformë e videove ‘online’ është tani në pronësi të gjigantit teknologjik Google.

Lexo: Thirrje e hapur për arkitektët për realizimin e Expo Albania

Prej lansimit të parë, YouTube ka lansuar një sërë veçorish interesante.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0