Shqipëria ndalon importin e derrave dhe pulave nga disa vende të prekura nga “Murtaja Afrikane” dhe “Influenca Aviare” - Business Magazine Albania

Shqipëria ndalon importin e derrave dhe pulave nga disa vende të prekura nga “Murtaja Afrikane” dhe “Influenca Aviare”

Situatë epidemiologjike

Sëmundja e Murtajës Afrikane të derrave (ASF), shkaktohet nga një virusi i familjes Asfaviridae dhe është shumë ngjitëse që prek derrat shtëpiak dhe ato të egër, ku shkalla e vdekshmërisë së të cilëve mund të arrijë deri në 100%.

Kjo sëmundje nuk përbën rrezik për shëndetin e njerëzve, por ka efekte shkatërruese në popullatën e derrave dhe ekonomi.

Aktualisht kjo sëmundje është prezente në shume vende të BE-së dhe të rajonit si Maqedoni e Veriut,  Kosovë, Greqi dhe së fundmi sëmundja është shfaqur edhe në Republiken e Malit të Zi, në derrat e egër.

Ministria e Bujqësisë dhe zhvillimit Rural me qëllim mbrojtjen e territorit nga hyrja e virusit të Murtajës Afrikane të Derrave, ka marrë disa masa të menjëhershme siç janë: ndalimi dhe tranzitimi në Republikën e Shqipërisë të ngarkesave me kafshë të gjalla, produkteve te tyre, materialit biologjik, embrioneve të kafshëve të llojit derra, mishin e freskët dhe nënproduktet e tyre, nga vende, zona dhe territore ku është shfaqur sëmundja, bazuar nga njoftimet e marra nga Organizata Botërore e Shëndetit të Kafshëve dhe nga sistemi elektronik i informacionit të sëmundjeve të kafshëve të BE-së.

Aktualisht urdhërat e miratuara për sëmundjen e ASF janë për shtetet si më poshtë: Kosovë, Italia, Letonia, Moldavia, Polonia, Suedia, Ukraina, Estonia, Bosnja, Serbi, Bullgari, Rumania, Kroaci, Greqi, Gjermani, Hungari, Sllovaki, Ceki, Maqedonia e Veriut.

Situata epidemiologjike monitorohet çdo ditë, nga ana e Drejtorisë së Politikave Veterinare, dhe rast pas rasti, sipas njoftimeve të marra përgatiten urdhërat e bllokimit.

Për zbulimin e hershëm të sëmundjes dhe parandalimin e përhapjes së saj, është miratuar dhe po zbatohet Programi Kombëtar i Mbikqyrjes Së Sëmundjes së Murtajës Afrikane të Derrave, program që zbatohet në të gjithë territorin e vendit.

Për sëmundjen e Influencës Aviare (që njihet ndryshe si gripi i shpendëve) zbatohet i njëjti parim si për Murtajen Afrikane.

Ndërsa vendet për të cilat është urdhëruar bllokimi i shpendëve, materiali biologjik i tyre, vezët, mishi dhe nënproduktet e tyre të patrajtuara termikisht janë Danimarka, Franca, Gjermania, Hollanda, Hungaria, Italia, Polonia, Cekia, Belgjika, Bullgaria, Moldavia, Sllovakia, Rumani, Kroaci, Spanjë dhe Portugali.

Urdhrat janë me efekt të përkohshëm, dhe me marrjen e masave për çrrënjosjen e sëmundjeve nga këto vende dhe mbylljen e vatrës në sistemin e Organizatës Botërore të Shëndetit të Kafshëve, ato shfuqizohen.

Për zbulimin e hershëm dhe parandalimin e përhapjes së kësaj sëmundje, është miratuar dhe po zbatohet Programi Kombëtar i mbikqyrjes për sëmundjen e Influencës Aviare.

Objektivat e këtij programi lidhen me krijimin e  një sistemi aktiv survejance dhe rritjen efektivitetit të survejancës pasive për zbulimin e hershëm dhe raportimin e menjëhershëm të shfaqjes së virusit të gripit të shpendëve me patogjenitet të lartë (HPAI) dhe të ulët (LPAI) në shpendët shtëpiakë dhe ato të egër për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së saj në të gjithë territorin e vendit. Ky program është në linjë me kërkesat e BE-së.

Sqarojmë opinionin publik se në vendin tonë nuk ka asnjë rast të shfaqur të këtyre sëmundjeve dhe se strukturat tona janë në ndjekje të situatës për të parandaluar përhapjen e territorin shqiptar.

Më poshtë vijon një informacion më i detajuar rreth tyre:

Murtaja Afrikane e Derrave

Sëmundja e Murtajës Afrikane të derrave (ASF), shkaktohet nga një virusi i familjes Asfaviridae dhe është shumë ngjitëse që prek derrat shtëpiak dhe ato të egër, ku shkalla e vdekshmërisë së të cilëve mund të arrijë deri në100%.

Virusi i kësaj sëmundje është shumë rezistent në mjedis, që do të thotë se mund të mbijetojë në rroba, çizme, rrota dhe materiale të tjera dhe mund të mbijetojë edhe në produkte të ndryshme të derrit dhe nënprodukte.

Është parë që virusi i ASF mbijeton në mish, mish i grirë dhe të brendshme 105 ditë, mish i kripur 182 ditë, mish i thatë, lëkurë yndyrë 300 ditë, mish i ngrirë 1000 ditë dhe inaktivizohet në mishin e zier (30 minuta në 70 gradë), feçe në temperaturën e dhomës 11 ditë, bokset e kontaminuara të derrave 1 muaj. Mbijetesa e virusit  në produktet e mishit, është faktori potencial për transmentimin e Murtajës Afrikane të derrave.

Influenca Aviare

Ifluenca Aviare është një sëmundje virale me kontagiozitet të lartë që shkaktohet nga virusi i familjes Orthomyxoviridae, tipi A. Viruset e tipit A janë të vetmit ortomiksovirusë të njohur që prekin shpendët. Ata ndahen në dy grupe, mbi bazën e aftësive të tyre për të shkaktuar sëmundje në speciet e ndjeshme:

Virusi i sëmundjes së influencës aviare me patogjenitet të lartë (HPAI), të cilët shkaktojnë infeksion të gjeneralizuar në shpendët e prekur, kanë mortalitet të lartë (deri në 100%). Viruset me patogjenitet të lartë (HPAI) sic është H5N1, egziston mundësia e transmetimit te njeriu.

Virusi i sëmundjes së influencës aviare me patogjenitet të ulët (LPAI) shkakton shenja të lehta në rrugët e sipërme të frymëmarrjes në shpendë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0