Të gjithë me karta bankare nga muaji prill - Business Magazine Albania

Të gjithë me karta bankare nga muaji prill

Kosto zero për kategoritë në nevojë, kosto të reduktuara për shtresat me të ardhura të kufizuara.

Ligji që parashikon paisjen e të gjithë qytetarëve shqiptarë me karta bankare dhe që detyron bankat të plotësojnë çdo kërkesë për to, është publikuar që më 2 janar në Fletoren Zyrtare dhe detyron subjektet përkatëse të marrin masat për zbatimin e tij që nga 2 prilli. Ligji krijon kushtet për mosdiskriminimin e konsumatorëve për hapjen e një llogarie pagese me shërbime bazike, dhe detyron specifikisht bankat për çeljen e tyre.

Ligji parashikon që paisja e personave me karta të bëhet pa kosto për shtresat vulnerabël, ose me kosto të përballueshme për kategoritë e tjera, duke garantuar dhe mundësuar të drejtën e çdo konsumatori, pavarësisht nivelit të të ardhurave, statusit të punësimit, historikut të aftësisë paguese, për të patur akses në shërbimet bazë të llogarisë së pagesës.

Ligji parashikon tarifa zero për kryerjen e disa shërbimeve që konsiderohen bazike si: hapja e llogarisë, mbyllja e llogarisë, tërheqja e fondeve përmes bankomateve, kryerja e pagesave si dhe transfertave brenda vendit, për një sërë kategorish vulnerabël, si: përfituesit e pagesës së papunësisë; familjet dhe individët që trajtohen me ndihmë ekonomike; përfituesit e pagesës së aftësisë së kufizuar dhe ndihmësit personal të tyre; individët përfitues të statusit të invalidit dhe ndihmësit personal të tyre; individët përfitues të statusit të të verbrit dhe ndihmësit personal të tyre; invalidët e punës; jetimët që kanë përfituar statusin sipas ligjit, etj.

Një tjetër lehtësi e rëndësishme që siguron ligji është mundësia për kalimin në llogari bazike për të gjithë ata që aktualisht kanë llogari bankare me tarifa normale. Një e drejtë tjetër e drejtë që garanton ky ligj është mundësia e hapjes së një llogarire të re e duke mbyllur atë ekzistuese, nëse plotësohen kushtet e parashikuara në projektligj.

Për të gjitha këto kategori, në momentin që hapin llogari me shërbime bazike pranë bankave të nivelit të dytë, së pari ligji vendos detyrimin që banka të mos refuzojë hapjen e një llogarie pagese me shërbime bazike për të gjitha këto kategori, si edhe të ofrojë shërbime me tarifa zero për pjesën më të madhe të tyre, ose me tarifa të diferencuara për pjesën tjetër.

Objektivi i projektligjit është promovimi dhe rritja e  përfshirjes financiare të popullsisë, duke krijuar lehtësira për kategori konsumatorësh të cilët e kanë të vështirë apo të pamundur hapjen dhe mbajtjen e një llogarie pagesash (rrjedhëse) në banka, për shkak të kostove që ajo mbart.

 

Skan TV

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0