Përfitoni nga superoferta festive e DigitAlb deri më 31 Dhjetor! - Business Magazine Albania

Përfitoni nga superoferta festive e DigitAlb deri më 31 Dhjetor!

Këtë fundvit, e BUKURA e FESTAVE ka ardhur magjishëm në çdo vatër nga DigitAlb.
Siç e do edhe tradita, kanalet televizive më të dashura për të gjithë shqiptarët kanë programacion të përzgjedhur për ditët dhe netët festive.

Sport, filma, seriale, dokumentarë, spektakël, argëtim e programe fantastike për të gjithë familjen, vetëm me DigitAlb.
Prenotoni sa më parë një vit të tërë të mbushur plot argëtim duke përfituar nga OFERTA FESTIVE me ulje çmimesh në paketat 12 mujore Familjare dhe Premium, dhurata për abonentët e rinj, si dhe eventin më të shumëpritur të vitit, BIG BROTHER VIP, që vjen si dhuratë nga DigitAlb për abonimet Premium 12 mujore.

DigitAlb është pranë të gjithëve me platformat Tokësore, Satelitore, si edhe Aplikacionin OTT, që ka kaluar çdo kufi duke shkuar në çdo familje shqiptare jo vetëm në Shqipëri e Kosovë, por edhe në Europë, Amerikë, Kanada, Australi e në të gjithë botën kudo ku ka shqiptarë.

DigitAlb ju mirëpret në çdo pikë shitje të autorizuar, si dhe në çdo kohë online në faqen zyrtare www.digitalb.al, ndaj nxitoni të përfitoni nga oferta zgjat deri më 31 Dhjetor.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0