Pas sulmeve kibernetike të administratës italiane, Agjencia Italiane e Sigurisë Kibernetike thotë se ka qenë në kontakt me Westpole S.p.A dhe administratën publike për t’u dhënë mbështetjen maksimale në frenimin e ndërprerjeve të shkaktuara nga sulmi kibernetik i llojit ransomware, i kryer nga grupi i hakerëve rusisht-folës Lockbit 3.0. Puna kryesore ishte rikthimi i të gjitha shërbimeve të prekura, si dhe rekuperimin e të dhënave objekt sulmi për më shumë se 700 subjekte publike kombëtare dhe vendore të lidhura me zinxhirin e furnizimit të administratës publike.
Asnjë problem për pagesën e pagave dhe rrogave të trembëdhjetë për punonjësit e administratës publike, thotë Agjencia Kombëtare e Sigurisë Kibernetike.
Sulmi kibernetik goditi Administratën Publike duke filluar nga Westpole, një kompani që ofron shërbime cloud dhe ofron softuer dhe programe për Bashkitë dhe organet e tjera publike. Sulmi u lëshua në orën 5 të mëngjesit të 8 dhjetorit dhe bllokoi sistemet e shumë administratave publike. Pasditen e 18 dhjetorit, teknikët e Westpole arritën të rivendosnin afërsisht 50% të shërbimeve. Sulmi merr formën e ransomware (bazat e të dhënave janë të koduara dhe janë të paarritshme) dhe grupi rus Lockbit, një kompani e vërtetë kriminale kibernetike që ka goditur disa herë Italinë dhe ka marrë përgjegjësinë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.