Intervistoi Eni Muça
Në një bisedë me Anin, krijuesin në mediat sociale me pseudonimin “Super Sajani,” hulumtojmë rrugën e tij drejt influencës digjitale dhe animacionit. Nga dëshira e tij për të ndihmuar të rinjtë shqiptarë të mësojnë rreth teknologjisë dhe rrjeteve sociale, deri te sfidat në krijimin e përmbajtjes së cilësisë së lartë, Ani na sjell perspektivën e tij të frymëzimit dhe zhvillimit të karrierës në botën e animacionit dhe artit digjital.
Si lindi ideja për tu bërë social media influencer dhe për t’u bërë pjesë e botës së animimit, digital art etj? Kjo dëshirë ishte që nga fëmijëria?
Ideja ka nisur në vitin 2020. Gjatë asaj kohe shihja shumë influencer të huaj dhe inspirohesha prej tyre. Kam pasur edhe dëshirën të kisha një kompani animacioni në Shqipëri, por tani kam marrë tjetër drejtim. Më parë kam pasur shumë vështirësi kur mësoja diçka në internet, sepse nuk ishin tutorialet e shpjeguara nga ana vizuale, por vetëm me fjalë. Pak nga ato Youtuber ose influencer i shpjegonin me detaje. Nga ky problem, vendosa që të krijoj përmbajtje për shqiptarët në mënyrë të detajuar dhe video me cilësi të lartë. Qëllimi im ishte që të ndihmoja të rinjtë shqiptarë të mësojnë rreth rrjeteve sociale, teknologjisë dhe filmmaking.
Ju keni përmendur në LinkedIn se jeni mendjehapur dhe i etur për të mësuar të reja. Cilat janë disa nga mësimet më të vlefshme që keni marrë?
Këtë gjë e kam përmendur diku para 5 vitesh dhe sot prapë jam me këtë mendim. Nëse nuk mëson gjëra të reja, do mbetemi në një vend. Në ditët e sotme, me Inteligjencën Artificiale po bëhet shumë e lehtë për disa dhe e vështirë për disa të tjerë.
Për mua, mësimet më të vlefshme në botën Digjitale/Online janë: Cilësia, thelbësore për të ndërtuar një audiencë të besueshme, krijimi i një profili profesional, përdorimi i platformave të përshtatshme, Design dhe Video editim si edhe bashkëpunimi me influencer dhe biznese dhe e fundit konsistenca.
Artikulli u publikua më parë në faqen 58 të numrit 33 të revistës Business Magazine Albania. Abonohu për të lexuar të plotë artikullin.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.