Google po ndryshon Chrome-n për ta bërë më të lehtë lundrimin në web - Business Magazine Albania

Google po ndryshon Chrome-n për ta bërë më të lehtë lundrimin në web

Google po ndryshon Chrome-n për ta bërë më të lehtë lundrimin në web

Google po bën disa ndryshime në mënyrën se si funksionon shiriti i tij i kërkimit– i njohur si omnibox – në shfletuesin Chrome. Ndryshimet individualisht janë mjaft të vogla, por ka një prirje të rëndësishme dhe disi të papritur tek të gjitha: Google po ju bën më të lehtë lëvizjen nëpër web pa pasur nevojë të bëni kaq shumë kërkime në Google.

Nëse jeni në Chrome në desktop ose celular, shfletuesi tani do të përpiqet të korrigjojë gabimet e shtypit të URL-së, kështu që kur shkruani thevrege.com ose ninteendo.com, do të merrni sugjerime të plotësimit automatik bazuar në site-n e duhur dhe jo çfarëdo që qëndron prapa attyre domain-eve të shkruara gabim. Plotësimi automatik i omnibox tani do të jetë më i zgjuar në përgjithësi, duke parashikuar faqen që po kërkoni bazuar në fjalët kyçe në vend që thjesht të hamendësoni se çfarë URL-je po shkruani. (Në shembullin e Google, ju mund të shkruani “fluturime” dhe Chrome mund të parashikojë që dëshironi të shkoni te Google Flights, ndërsa më parë, ai do të sugjeronte vetëm pyetje kërkimi duke përfshirë fjalën. Megjithatë, do të funksionojë edhe me site jo të Google.)

Lexo edhe: KidsDay merr investim strategjik nga Finnish Schools International dhe Highlight Ventures për të digjitalizuar dhe transformuar kopshtet dhe edukimin parashkollor në mbarë botën

Të gjitha këto veçori bazohen në historikun tuaj të shfletimit dhe bookmarks, kështu që Chrome po bëhet pak më i personalizuar. Por ndryshimi i fundit është në të gjithë web-in dhe është goxha jashtë markës për Google: kur filloni të shkruani emrin e një faqe interneti të njohur, omnibox do të tregojë URL-në e asaj faqeje në listën e sugjerimeve dhe ju mund ta zgjidhni atë për të shkuar drejtë në atë faqe. (Ju mund ta keni parë këtë tashmë: ai ka dalë në qarkullim prej disa javësh dhe duhet të jetë live tek të gjithë tani.)

Këto janë përgjithësisht veçori  të dobishme të navigimit në web, por të gjitha nënkuptojnë se ka të ngjarë të bëni më pak kërkime në Google. Një nga shtyllat e biznesit të kërkimit është ajo që njihet si kërkimi navigues. Gjithashtu, gabimet e shkrimit përbëjnë më shumë pyetje kërkimi nga sa mendoni. Në të kaluarën, ekipi i Chrome është larguar nga funksione si këto pikërisht sepse ato mund të ulin numrin e kërkimeve në Google që bëjnë njerëzit çdo ditë.

the verge

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0