RCC hap aplikimet për ‘Butterfly Innovation Award’ 2023 - Business Magazine Albania

RCC hap aplikimet për ‘Butterfly Innovation Award’ 2023

Fondi ‘Butterfly Innovation Award’ në 30,000 EUR – 6 idetë më të suksesshme do të vlerësohen me 5,000 EUR secili

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal fton mendjet krijuese të aplikojnë për raundin e dytë të Çmimit Rajonal Butterfly Innovation Award 2023, për zgjidhje inovative, të shkallëzuara dhe të bazuara në treg nga Ballkani Perëndimor. Fondi Butterfly Innovation Award është vendosur në 30,000 EUR, ku zgjidhja më e mirë në secilën nga 6 kategoritë do të marrë çmimin prej 5,000 EUR.

Ashtu si vitin e kaluar, ju mund të aplikoni për deri në dy nga gjashtë kategoritë:

  • Inovacioni në industri(përpunimi i metaleve, industritë kreative, agroushqimi, ekonomia e gjelbër dhe qarkulluese, turizmi, fintech, edtech, bioteknologjia, teknologjia shëndetësore, etj);
  • Inovacioni iGjelbër (aksioni për klimën, energjia e qëndrueshme, lëvizshmëria dhe bujqësia, lufta kundër ndotjes, mbrojtja e natyrës dhe biodiversitetit, etj.);
  • Inovacioni në STEM(shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë);
  • Inovacioni i të rinjve(I hapur për studentë të universitetit ose të shkollave të mesme);
  • Inovacioni Universitar(kultura e sipërmarrjes në universitete);
  • Inovacioni i grave(gra novatore dhe sipërmarrëse).

Ftojmë individët dhe organizatat e kualifikuara të aplikojnë dhe të marrin pjesë në këtë konkurs.

Aplikantët duhet të jenë shtetas ose banorë të përhershëm të Ballkanit Perëndimor. Regjistrimet duhet të përshtaten brenda një prej kategorive zyrtare të çmimeve dhe zgjidhjet inovative duhet të demonstrojnë një ndikim aktiv në Ballkanin Perëndimor.

SHIKO KËTU RREGULLAT.

Çmimi i dytë rajonal i ‘Butterfly Innovation Award’ 2023 synon të vazhdojë mbështetjen e zhvillimit ekonomik të Ballkanit Perëndimor duke përqafuar transformimin digjital, duke nxitur qëndrueshmërinë mjedisore, dhe duke promovuar kulturën e inovacionit në rajon përmes shfaqjes së arritjeve të suksesshme inovative dhe fuqizimit të grupeve veçanërisht të ndjeshme si të rinjtë dhe gratë. Rruga drejt inovacionit nuk është e lehtë, por do të jemi të lumtur nëse mund të ndihmojmë në rrugën tuaj.

Shikoni Fituesit 2022 të Çmimit Rajonal ‘Butterfly Innovation Award

Procesi i aplikimit është i hapur nga sot deri më 15 nëntor 2023. Fituesit e Çmimit Butterfly Innovation Award 2023 do të shpallen në një event,  brenda një muaji pas afatit të dorëzimit.

Bashkohuni me ne për të gjetur zgjidhje origjinale dhe unike nga rajoni ynë!

Mund të APLIKONI KËTU

Gjithçka që duhet të dini për Çmimin Rajonal ‘Butterfly Innovation Award’ është në dispozicion në https://www.rcc.int/pages/172/regional-butterfly-innovation-award-2023 .

Çmimi Rajonal Butterfly Innovation Award 2023 financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga RCC. Është pjesë e Planit të Veprimit të Përbashkët Rajonal të Tregut për Ballkanin Perëndimor.

Burimi: RCC

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0