Google do të heqë fjalëkalimet, duke i lënë vendin "passkey" si opsion kryesor - Business Magazine Albania

Google do të heqë fjalëkalimet, duke i lënë vendin “passkey” si opsion kryesor

Google do të heqë fjalëkalimet, duke bërë "passkeys" opsionin e paracaktuar

Google po kërkon t’i lërë pas fjalëkalimet duke i nxitur përdoruesit të krijojnë “passkeys” për të hapur llogaritë dhe pajisjet me shenjën e gishtit, skanim  fytyre ose numër pin.

Google tha se passkeys nuk u kërkojnë përdoruesve të mbajnë mend fjalëkalimet, janë më të shpejtë në përdorim dhe mund të ofrojnë më shumë siguri. Kompania zbuloi mbështetjen për passkeys  në maj, por njoftoi në një postim në blog se përdoruesve tani do t’u kërkohet të përdorin opsionin ku zakonisht përdoren fjalëkalimet.

Lexo edhe:YouTube është platforma më e fundit që është përballur me shqyrtimin e BE-së në lidhje me luftën në Izrael

“Ne do të vazhdojmë të inkurajojmë industrinë që të bëjë orientimin drejt passkeys – duke i bërë fjalëkalimet një gjë të rrallë dhe përfundimisht që t’i përkasin të kaluarës”, shkroi Google.

Tashmë passkeys përdoren si alternativa fjalëkalimi për aplikacionet duke përfshirë YouTube, Search, Maps, Uber dhe eBay. WhatsApp po shton gjithashtu këtë aftësi, sipas blogut.

Aleanca FIDO, një konsorcium sigurie që numëron shumë firma teknologjike si anëtarë, ka zhvilluar më parë standarde për passkeys. Microsoft, Apple dhe Google që atëherë kanë punuar për të bërë realitet passkeys.
Apple shpalosi opsionin e tij të passkey me lancimin e iOS 16, duke i lejuar njerëzit të përdorin teknologjinë nëpër aplikacione, duke përfshirë Apple Wallet, dhe mbështetja e passkey u shfaq për herë të parë në pajisjet Chrome dhe Android në tetor 2022.

cnn

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0