ONE Albania lançon ONE TV. Risi teknologjike e argëtimit, një epokë e re televizionit - Business Magazine Albania

ONE Albania lançon ONE TV. Risi teknologjike e argëtimit, një epokë e re televizionit

ONE Albania, operatori kryesor i telekomunikacionit në Shqipëri ka prezantuar një transformim novator për platformën e tij të mirënjohur, ONE TV. Ky zhvillim është një hap i rëndësishëm që modernizon përvojën televizive.

Gjatë eventit lançues dhe në praninë e gazetarëve më të njohur në Shqipëri, personazheve të showbiz-it dhe të apasionuarave pas teknologjisë, One Albania ka zbuluar transformimin monumental për platformën One TV, duke sjellë një epokë të re të televizionit. Përdoruesit tani kanë akses në një sërë veçorish, përmes një ndërfaqeje miqësore, ku mund të shijojnë eksperiencën televizive në tre pajisje njëkohësisht TV, Laptop, Tablet ose Smartphone.

Drejtorin Ekzekutiv i One Albania, Brano Djurovic, e cilësoi këtë si një moment të rëndësishëm për të gjithë abonentët.

Ky është një moment emocionues për ne dhe për abonentët tanë. Platforma e re One TV përfaqëson një hap të rëndësishëm dhe transformues në teknologjinë televizive. Ne jemi të përkushtuar për të qëndruar në ballë të inovacionit dhe angazhimi ynë ndaj abonentëve tanë është më i fortë se kurrë.”

ONE Albania, krijuar pas bashkimit të dy gjigandëve të telekomunikacionit po forcon prezencën e saj si në rrjetin celular ashtu edhe atë fiks.

“Jemi krenarë që jemi njohur ndërkombëtarisht nga Omnitele, për cilësinë më të mirë të rrjetit celular në Shqipëri, sipas standardeve të njëjta me vendet e Europës Veriore. Nga ana tjetër kemi një rrjet fiks të përforcuar me investime të tjera në fibra. Një Shqipëri tashmë janë vendosur më shumë se 6000 km fibër dhe janë arritur pothuajse 220.000 familje që përdorin rrjetin tonë të fibrave.”

Përmirësimi revolucionar i platformës ONE TV të ONE Albania është një tregues i  përkushtimit të kompanisë për ofrimin e zgjidhjeve të fundit dhe përmirësimin e stilit të jetesës së abonentëve të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0