Shqiptarët, të dytët në botë për kthimet e emigrantëve të parregullt nga vendet e BE-së - Business Magazine Albania

Shqiptarët, të dytët në botë për kthimet e emigrantëve të parregullt nga vendet e BE-së

Shqiptarët, të dytët në botë për kthimet e emigrantëve të parregullt nga vendet e BE-së

Kërkesat për azil në vendet e Bashkimit Europian nga  shqiptarët vijojnë të jenë të larta edhe këtë vit, ndonëse jo në ato nivele të 2022.

Por, një pjesë e madhe e tyre po urdhërohen të kthehen në vendin e tyre të origjinës.

Eurostat bëri të ditur se në tremujorin e dytë të vitit 2023, 105 865 qytetarë jo të BE-së u urdhëruan të largoheshin nga një vend i Bashkimit Europian dhe gjithsej 26 600 u kthyen në një vend tjetër pas një urdhri për t’u larguar.

Shqiptarët renditen të dytët nga vendet e gjithë botës që janë kthyer pas urdhrit për t’u larguar.

Sipas Eurostat, Gjeorgjia (9%) përbënte shumicën e të kthyerve, e ndjekur nga Shqipëria (8%), Moldavia (5%), Turqia (5%) dhe India (4%).

Në total, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2022, numri i shtetasve jo-BE të urdhëruar të largohen u rrit me 9%, ndërsa numri i njerëzve të kthyer në një vend tjetër u rrit me 29%.

Në krahasim me tremujorin paraardhës të këtij viti, numri i urdhë- largimeve është ulur me 5%, ndërsa kthimet kanë mbetur në vendnumëro.

Shumica e atyre që janë urdhëruar të largohen nga BE kthehen në vendet jashtë Bashkimit Europian. E njëjta situatë është edhe në tremujorin e dytë të vitit 2023, ku 76% e individëve u kthyen në vendet jashtë unionit.

Lexo edhe:BE shqyrton përdorimin e katër teknologjive si armë lufte

Marokenët dhe algjerianët përbënin pjesën më të madhe të atyre që u urdhëruan të largoheshin nga territori i BE-së në tremujorin e dytë të 2023 (8% secili), të ndjekur nga qytetarët e Turqisë (5%), Gjeorgjisë (5%) dhe Afganistanit (4%).

Të dhënat sipas shteteve Franca kishte numrin më të madh të urdhrave për t’u larguar nga qytetarët me shtetësi nga një vend jashtë BE-së të ndjekur nga Gjermania (10 600) dhe Greqia (7 095).

Të dhënat e mëparshme të Eurostat bënë të ditur se Për vitin 2022, në total kishte 13.2 mijë aplikime për azil në një nga vendet e Bashkimit Europian, niveli më i lartë që nga 2020-a.

Në krahasim me një vit më parë, aplikimet për azil u rritën me 16%.

Për gjithë 6 mujorin e këtij viti, aplikimet për azil kanë qenë më të ulëta, duke arritur në 3,535, shifër që është 28% më e ulët në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0