Pak Shqipëri në zemër të New York-ut, restoranti “Duomo 51” me tre ortakë shqiptarë - Business Magazine Albania

Pak Shqipëri në zemër të New York-ut, restoranti “Duomo 51” me tre ortakë shqiptarë

Kur bashkohet pasioni, vullneti dhe vlerat më të mira shqiptare mund të realizohen endrrat kudo dhe nga kushdo. Rezultat i një suksesi të tillë është edhe restoranti “Duomo 51” me tre ortakë shqiptarë në New York. Zamir GashiMariglen Dine dhe Alban Jakupaj prej një viti kanë një destinacion për ti ofruar klientëve që duan kuzhinën italiane dhe jo vetëm, nën kujdesin dhe përsosmërinë e chef Vilfrid Hodoj. Probizz.al intervistoi njërin prej ortakëve, Mariglen Dine, i cili përveç se rrëfen përvojën unike të shërbimit gastronomik në “Duomo 51”, gjithashtu zbulon që projekti i tyre i radhës është hapja e një hoteli dhe restoranti në Shqipëri.

Kur nisi të projektohej Duomo 51 dhe pse zgjodhët një emër në italisht kur ndodhet në NEW YORK dhe me tre ortakë shqiptarë?

Jo me larg se 1 vit nisi Projekti i quajtur “Duomo 51” është një kombinim i dy elementëve të ndryshëm në emër. “Duomo” është një term i përdorur tradicionalisht në Itali për të përshkruar katedralet e mëdha në qytetet e ndryshme të Italisë dhe duke qenë se kuzhina është italiane dhe duke qenë se në New York restoranti ka pamje nga katedralja e St Patric u vendos Duomo .

“51” është një numër i përdorur për të përmendur rrugen e saktë në New York, rruga 51.

Sa e vështirë ishte që restoranti të pozicionohej si një ndër më të mirët në New York?

Në New York është një sfidë e madhe pasi është një qytet i madh me konkurencë të lartë në industrinë e ushqimit. Por në qofte se përkushtohesh mund të arrish aty ku duhet. Gjithashtu është e nevojshme një kombinim i vlerave të mira të gastronomisë, shërbimit të shkëlqyeshëm, menaxhimit të mirë të biznesit dhe një strategjie të ndërthurur të marketingut.

Së fundmi është përzgjedhur edhe nga revista prestigjoze Forbes?  Çfarë mendoni se është vleresuar më shumë  në restorant, kulinaria, risitë, shërbimi etc ?

Mikëpritja që ne shqiptarëve na karakterizon është një ndër faktorët më kryesorë. Por gjithashtu dhe kulinaria një eksperiencë e jashtëzakonshme me krijimtarinë në gatim dhe prezantimin që chef ynë Vilfrid Hodoj di të bëjë më së miri. Shërbimi shumë i  rëndësishëm, ambienti dhe dizajni. Një kombinim i të gjitha këtyre elementeve është ai që krijon një përvojë të jashtëzakonshme në një restorant të vlerësuar nga Forbes dhe revista të tjera të ngjashme.

Me tre shqiptarë që drejtojnë biznesin, çfarë ka shqiptare në biznesin tuaj?

Shqiptare në “Duomo51” ka mikpritjen dhe stafin që ne jemi shumë krenar që i kemi.

Sa e ka ndihmuar vendndodhja e tij (gradaçieli 25 West në 51 St. mes rrugës 5 Ave & 6 Ave) restorantin që të frekuentohej kaq shumë?

Vendndodhja e DUOMO51 është një faktor i rëndësishëm, një vendndodhje shumë e mirë në qendrën e Manhattanit në New York City, një zonë me shumë aktivitete dhe turistë.

Duke qenë se jemi ngjitur me Rockefeller, Radio City, dhe St. Patric Cathedral që ndodhen në Qendrën e Manhattanit, një ndër destinacionet më të vizituara në botë. Kjo vendndodhje krijon lehtësi për turistët që vizitojnë qytetin dhe janë të gatshëm të shpenzojnë për një darkë të veçantë.  Përveç turistëve, një restorant me këtë vendndodhje ka potencialin të tërheqë klientët vendas dhe punonjësit e bizneseve në zonën rreth tij për drekën ose darkën.

Në zonën e Duomo51, mund të ketë shumë alternativa të tjera, por edhe konkurrencë të lartë. Kjo bën që çdo restorant të mbajë një standard të lartë për të tërhequr dhe ruajtur klientët.

Megjithatë, është gjithashtu thelbësore që cilësia e ushqimit, shërbimit dhe përvoja e klientëve të mbeten të larta për të siguruar suksesin afatgjatë.

A keni në plan një zgjerim të  DUOMO 51 në qytete të tjera amerikane?

Objektivi i radhës është hapja e një hoteli dhe restoranti në Shqipëri për të ofruar një përvojë unike të akomodimit dhe shërbimit gastronomik në vendin me të mrekullueshëm te shtrenjtën tonë, Shqipëri.

Kemi synimin të krijojmë një destinacion tërheqës për turistët vendas dhe të huaj, duke përdorur bukuritë natyrore të Shqipërisë dhe duke prezantuar kulturën, kuzhinën dhe traditat e vendit në mënyrë autentike. Dëshirojmë që këta klientë të ndjehen të përkujdesur dhe tërhequr nga shërbimi i shkëlqyer, kujdesi ndaj detajeve dhe një atmosferë miqësore dhe relaksuese. Përmes këtij objektivi, synojmë të kontribuojmë në zhvillimin e turizmit në Shqipëri dhe të ndihmojmë në promovimin e bukurive dhe potencialeve të këtij vendi unik.

Mariglen Dine | Manager

Duomo51 Restaurant Rooftop New York Midtown – 5thAvenue

25 W. 51st Street 7floor, New York, NY 10019

Direct: 1 (917) 572 1368

Info@duomo51.com

https://duomo51.com/

Probizz

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0