Eja zbulo risitë inovative! Future2Tech ju mirëpret me 21-22 shtator në Pallatin e Kongreseve - Business Magazine Albania

Eja zbulo risitë inovative! Future2Tech ju mirëpret me 21-22 shtator në Pallatin e Kongreseve

75 kompani nga vendi dhe rajoni ju mirëpresin në panairin Future2Tech, i cili ka hapur siparin të enjten në mëngjes dhe do të jetë aktiv deri të premten në mbrëmje.

Panairi, i cili u organizua nga Iceberg Exhibitions dhe AlbaniaTech do të promovojnë produktet dhe shërbimet e kompanive. Përmes paneleve të diskutimit, po trajtohen tema të rëndësishme për inovacionin, përfshirë politikat afatgjata të implementimit të inovacionit.

Ky event vlen për të parë vizionin që kanë kompanitë për teknologjinë në të ardhmen. Panelet e diskutimit, kanë nisur me CEO të kompanive më të mëdha të teknologjisë në vend, ndërsa vijon me forume rreth sigurisë kibernetike, inteligjencën artificiale, edukimit shkollor.

Panairi u përshëndet nga Ministrja e Sipërmarrjes, Delina Ibrahimaj, e cila theksoi se për zhvillimin e ekosistemit do të bëhet një strategji afatgjatë, ku kompanitë dhe inovacioni të shkojnë përkrah.

CEO e Iceberg Communication, Enejda Sheku tha se,  “Synimi kryesor është të bëjmë bashkë të gjithë faktorët të japin mesazhin e tyre për zhvillimin e teknologjik të vendit. Është një panair që do të përsëritet dhe do të ketë edicione të ardhshme dhe presim që të shërbejë ky si një referencë e mirë për vazhdimësinë”.

Në dy ditët e panairit ju presin aktivitete të shumta si konferenca, workshope, që synojnë të japin informacion mbi tendencat më të fundit të teknologjisë, telekomunikacionit, fintech, smart home, etj. Folës ndërkombëtarë, do të jenë gjithashtu pjesë e eventit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0