Nga Elida Motro, trajnere dhe themeluese e “EMI Coaching and Consulting”
Në nje kohë kur ka një largim gati eksodal të të rinjve shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Mali i Zi, le të flasim për vetë-viktimizimin gjeografik dhe dëmin duke u kthyer në viktima të ‘ku kemi lindur’, me qëllimin të kuptojmë dhe ndihmojmë ata që kanë vesh të dëgjojnë e sy të shikojnë.
Dallohen nga pohime të llojit të ankimit të vazhdueshëm, si: unë nuk ia dal dot në tregun e punës në Shqipëri (apo Kosovë, etj); uk ia dal dot me meritokraci; gjithmonë kam më shumë vështirësi se kushdo tjetër; këtu nuk ka të ardhme për mua; jemi 100 vite prapa vendeve të tjera; asgje nuk po ndryshon; nuk po na japin asgjë, politika skandal, ekonomia në tatëpjetë; nuk më ngelet lek në xhep; etj., etj. A ka të vërteta dhe gjysmë të vërteta aty? Plot!
E megjithatë janë të shumtë ata që pasi kanë ikur nga Shqipëria dhe janë vendosur diku në perëndim, që më shkruajnë me ankesa (të verteta e gjysmë të vërteta, sërish) që: këtu ka racizëm në tregun e punës, e fshhur po është aty; mua më duan vetëm për punë të rëndomta, edhe pse në vendin tim kisha arritur aq shumë, nuk duan tia dijnë!; këtu nuk ka jetë sociale, asnjë kafe për be!; këtu nuk ka diell; këtu nuk të flet njeri, as plaç nuk të thonë; të mos flas për rradhën në spitale; apo për gjuhën që mendoja që e dija!, etj., etj,.
Pra, nëse do të heqim nga biseda vendin, gjeografinë, këta njerëz kane po të njejten mentalitet viktime. Ose me qartë, shumica e tyre, vetë-viktimizohen, me një dëm të jashtëzakonshëm për vetë ata, por edhe për secilin prej nesh në tregun e punës.
Arsyeja pse e theksoj është për të njohur së pari këta persona që ndofta i keni të punësuar, apo në familje dhe duan t’i ndihmojmë të marrin vendime të mirë informuara, ja disa karakteristika të tyre:
Për ta, gjithmonë në raport me të tjerët, fajin e kanë të tjerët, për çka nuk realizohen në punë.
Persona që kapen pas të kaluarës.
Persona që mbrohen vazhdimisht, duke u ndjerë vazhdimisht të sulmuar, duke qenë mosmirënjohës për çfarë kanë e shijojnë.
Lexo edhe: Dhoma Ekonomike e Gruas: nevojitet të investojmë në inovacione digjitale për të ulur kostot
Persona që bëjnë të fshihen, të mos shprehen për sa dinë dhe për sa duan për veten e tyre.
Nga puna ime ditore, vë re, se sa herë që këto mendimet zënë vend te dikush, kthehen dhe vizualizohen në një pengesë totale bllokuese, e cila shpeshherë bëhet e pakalueshme për të realizuar veten ne karrierë.
Si të dalim nga vetë-viktimizimi?
Do ndajmë modelin që përdorim ne kompaninë time në program coaching “Vepro-ACTS” Articulate, Communicate, Take ActionS.
Hapi i parë: “Përcakto kush është me një mentalitet viktime”
Hapi i dytë: “T’a kuptojmë, marrim rrugën mendore të një të vetë-viktimizuari, duke vajtur nga mendimi, emocioni, te komunikimi dhe ndërmarrja e veprimeve.
Shohim një rast keqpërdorimi që ndodh kur dikush kthehet në viktimë ose zgjedh të fillojë të gëzojë talentet, pavarësisht vendit, gjeografisë. Më tej do të marrim një ushtrim në fund fare për ata që duan të kenë një ndryshim në karrierën e vet.
Personi me një mentalitet viktime, në mendjen e tij ka ndërtuar që të ketë përballë në këtë akt lufte, atë që unë për lehtësi komunikimi në rastin tonë do ta quaj “të keqin”. Pra, pyetja që i drejtoj kudo kujtdo që ka disa nga mendimet karakteristike të përmendura më lart, është:
Në fjalinë e parë që shkëmben është “këtu nuk të lënë të ecësh përpara të përparosh në karrierë”.
Pyetja ime është, kush konkretisht nuk të lë? Në rastin tënd kush është “i keqi”? Në mendjen tënde a mund t’a zëvendësosh fjalën i/e keq në fjalinë tënde që je ankuar?
Kush është? Shefi? Shefja? Pronari? Një anëtar familje, me të cilin punon ne një biznes familjar? Ose nëse je në rrafshin personal në një marrëdhënie të dështuar, cili është personi? Dhe ne fakt mundësitë për këtë person, cilido qe mund të jetë, që mund të karakterizohet si “i keqi” është ose që ky person nuk e do fare që t’i e konsideron si të keq dhe që e ke si një bllokazh në gjërat që do te vësh përpara dhe ai vazhdon jetën e tij dhe shpeshherë përparon. Ndaj, kur personi me mentalitetin e viktimës vjen dhe flet me ty, të thotë “okay, unë habitem se si këtu ecën një person që është i keq, që është i paaftë”.
Lexo edhe:Shqipëria përballë inovacionit; Ndikimi i ChatGPT në tregun e punës dhe në ekonomi
Mua më pyesin shpeshherë, nuk e di pse, por “si e lejon Zoti këtë gjë”. E dinë që unë besoj në Zot.
E dyta, mund të jetë që “i keqi” e di shumë mirë çfarë po bën. Dhe le të themi që “i keqi” është vërtetë duke bërë veprime që “të nxijnë” jetën dhe që e bën marrëdhënien tënde në tregun e punës shumë të vështirë dhe shpeshherë në rrezik ndërprerje, apo në rrezik largimi nga puna.
Le të marrim rastin kur ndodh kjo dhe le të themi se çfarë ndodh realisht me një person, i cili e ka të mirëpërcaktuar fjalinë e ankimit, duke thënë “unë nuk ec dot, sepse shefi…”
Ajo që ndodh me ne, në fakt ajo që bëjmë vazhdimisht, është që ne bëjmë inventarin e fuqive të klientit dhe shohim çfarë po mendon atë moment. Dhe u artikulua kjo që sapo thamë ma lart. Në rastin që ti e artikulon këtë gjë, çfarë emocionesh ndjen kur thua që le të marrim një rast që një person është në një zyrë dhe thotë “mua shefi/shefja më lufton”.
Pyetja që vjen menjëherë pas vendosjes së këtij mendimi në kokën tënde është: çfarë emocionesh ke?
Zakonisht bëhesh nevrik, kalon vazhdimisht në mbrojtje, ndihesh i paragjykuar, ndihesh i sulmuar, ulet rendimenti dhe ti fillon pak nga pak të mendosh dhe të kuptosh që në vend që të kesh më shume pjesën e të punuarit më shumë, të qenit inovativ, e të qenit optimist për atë që bën, ti fillon e kalon në mendjen tënde, në biseda, çfarë ndodh me rastin e “të keqit”.
Dhe ky mendim që të dha këtë emocion është në fakt mendimi jo se ta thotë ai, por mendimi që ti ke në kokën tënde: “Unë ka mundësi që jam e paaftë, jam kot në skuadër, nuk ka çfarë duhet të ec përpara, ndaj dhe duan të më heqin nga puna, ndaj më mirë të iki vetë, nga sytë këmbët!”.
Ndaj ju pyes sërish: a është mendim i yti ky, apo i shefit? Dhe përgjigjia zakonisht vjen: Po çfarë rëndësie ka, ai ka qëllimin të më heqë nga puna”.
Po unë prapë do të pyes, a është e vërtetë që ti nuk i ke aftësitë dhe për këtë shkak rrezikohesh? Dhe në fakt, për shkak se ne kemi bërë inventarin e fuqive të klientit, automatikisht përgjigja është: “Jo jo unë jam e zonja/i zoti, se unë e di çfarë aftësish/vlerash/kompetencash kam”.
Po atëherë vijmë tek pyetja prapë, i kujt është ky mendimi? Është i yti? Dhe nëse nuk është i yti, a mund ta zëvendësosh këtë mendim? A mund t’a artikulosh siç është e vërteta?
Unë jam e zonja, unë kam këto aftësi dhe askush nuk ka në dorë mua apo punën time, përveç Zotit.
Ndaj këtë shembull nga ‘kjo luftë’që dikush më bën mua, si Elida.
Në përgjithësi jam e mirë me fjalët në komunikim dhe kjo gjë është shumë e mirë përsa kohë e mbaj nën kontroll, përsa kohë e përdor për të ndërtuar të tjerët, por nëse e keqpëpërdor si talent, nëse flas shumë ose nuk lë radhë të flasin të tjerët, shpeshherë kolegu, miku, familjari, ‘i keqi” në rastin tim, do të më quajë llafazane, ose mendjemadhe, apo që ‘di gjithcka’. Dhe kur kjo ka ndodhur, kur dikush më ka thënë që X apo Y (pra, i’ keqi’ në rastin tim) ka thënë kështu për ty, duke njohur veten duke e ditur që këtë e kam talent të cilin kur e keqpërdor jep këtë ide për mua, kam thënë “e di çfarë, e di që mund të ketë të drejtë ky i ‘keqi’!”. Kaq, dhe nuk e kam menduar dy herë që ta lë mendimin në kokën time. Jam ndjerë e bekuar, jo viktimë. Zgjedhje, duke njohur veten.
Nëse do shkoja të nesërmen në takimin e punës me këtë person si viktimë, ju garantoj, unë do dilja në pozitë mbrojtëse, për një karakteristikën time, për një talent timin që në fakt e kam. Pse duhet të shpall luftë kur në fakt shkoj dhe me qëndrimin tim të çiltër pa qejfmbetje ndërtoj mbi karrierën time edhe marrëdhënien time me “të keqin”. Nuk lejoj të më dëmtojë. Nuk kthehem në viktimë të dikujt, që ndoshta këtë do nga unë, ndoshta.
Lexo edhe:Disa këshilla për më pak stres në vendin e punës
Ajo që ndodh është që sapo në mendjen tënde ti pranon që të ndihesh keq se çfarë po mendon, sapo i ke dhënë fuqi “të keqit” që sjellja jote, gjumi yt, humori yt apo vendimi yt të lësh punën, apo dhe vendin, komandohet nga dikush tjetër. Hapi që duhet të marrësh tani është, shih çfarë të lidh me këtë që quhet “i keqi”. Zakonisht është një marrëdhënie pune, ku ti paguhesh për të bërë një punë, disa detyra, të arrish disa detyra. Ndalo këtu.
Sapo ke filluar të shohësh situatën ndryshe. Dhe vazhdojmë me këtë rrugë:
Fokusi, atje ku duhet, te zbatimi i detyrave. Shkruaj një nga një cilat janë aftësitë e tua, kompetencat, vlerat. Mundohu të jesh objektiv dhe mundohu të jesh i butë me veten, jo kritikues. Ka plot kritikues rrotull për ne.
Me këtë objektivitet dhe me këtë dashamirësi ndaj vetes, shih, ku je me realizimin e detyrës. Jo nga syri i dikujt tjetër, aq më pak nga syri i atij që ti koncepton si “i keqi”. Jo, nga ty, nga ato që njeh për veten tënde dhe formuloje në formën e një fjalie të re veprore (acting) që varet dhe komandohet nga ty, nga Zoti yt por nga askush tjetër.
Cili është formati që mund të të zgjeroj?
Ja një format i pjesshëm.
Unë (emri)…. cili është objektivi yt (i shprehur në fjalë)…koha kur do ta realizosh…
dhe shkruajmë vetëm tre aktivitete, veprime për të realizuar këtë dhe vetëm tre përmirësime për ty që ta realizosh këtë objektiv. Nis nga ku je. Mos ver asnjë levizje. As nga puna dhe as nga vendi, si gjeografi.
Pra, ji specifik në çfarë shkruan. Vër detyra specifike, të bëshme për veten, përfshirë komunikimin me të tjerët, duke praktikuar të qenit mirënjohës ndaj vetës dhe të tjerëve.
Një ushtrim që unë e bëj në mënyrë të vazhdueshme, një herë në 6 muaj të paktën që bëj ristrategjimin e biznesit tim dhe ky është një ushtrim që më mban larg si qëndrimit në vend edhe largimit të çdo viktimizimi të vetes apo biznesit tim.
Nuk dua t`i lë askujt në dorë arritjet e mia, humorin tim, sjelljen time dhe kur them askujt përveç Zotit që më drejton.
Do të lexoj se çfarë kam plotësuar në këtë ushtrim për veten pas 6 muajsh dhe unë them:
Unë, Elida, në cilësinë e Coach kryesor të EMI-CC, do të arrij të ndërtoj, me dhe për miqtë e mij klientë CEOs/drejtues vendim-marrës, duke i vlerësuar si pjesë e pasurisë sonë kombetare, permes programit Coaching M’eliden; (a) rritje të jashtëzakonshme të tyre, duke moderuar zhvillim eksponencial të stafeve te tyre të larta; (b) të ardhura më të larta në bizneset e tyre, kontribut më të madh falas në shoqeri dhe, (c) një cilësi shumë të lartë jetese familjare.
Lexo edhe:Vetëpunësim apo puna në shtet?! Ja rezultatet e anketës
Une si Elida, në cilësinë e drejtores ekzekutive te EMI-CC do të arrij (a) të ve në funksion operacional dy sistemet e automatizimit të proceseve të provuara suksesshem me skuadrat e IT dhe marketingut tradicional e digjital (backstage), (b) duke rritur outreach me 120%, ROI me 7% (Skenari i Jetuar)/13.7% (Skenari i Jashtëzakonshëm); dhe (c) partneritetet strategjike me 200%
Pra, siç thashë nëse duam të ndryshojmë vetëviktimizimin, janë hapa konkrete që marrim.
Përcakto kush është i keqi, liroje nga faji ndaj teje. Fale. Që do të thotë edhe nëse dikush e ka bërë të qëllimshme, fale. Ndrysho veten. Qëndro larg mendimeve vrastare për veten tënde. Ji dashamirës pozitiv ndaj vetes. Falëndero përsa ke arritur dhe shijoje. Vepro për të arritur sa më shumë, artikulo çfarë ke aftësi. Përcakto hapat, por të saktë. Ji kureshtar. Kërko mentor dhe stërvitës të fushës tënde.
Për ta mbyllur, sidomos për ata që nuk do të duan tju dëgjojnë të dalin nga vetë-viktimizimi, kujtoni, Faik Konica thotë: “Fëmija qan dhe bërtet për dy arsye, herë ngaqë ka gjumë e vuan, herë ngaqë nuk bën gjë, veçse ushtron zërin e tij.”
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.