Si mund të frymëzojë suksesi përreth jush? - Business Magazine Albania

Si mund të frymëzojë suksesi përreth jush?

Për t’u bërë frymëzim për të tjerët duhet të arrini qëllimet tuaja. Kur keni parë një shfaqje, apo  keni lexuar rreth jetës së dikujt, betejave, triumfeve dhe jeni frymëzuar?!

Ka diçka rreth këtyre personave që zgjojnë brenda nesh ndjenjën se mund të arrijmë çdo gjë që kemi në mendjen tonë. Është ky lloj frymëzimi që ka rezultuar në shumë arritje të mëdha gjatë historisë. Është e mahnitshme se çfarë mund të bëjë një individ i frymëzuar.

Më poshtë kemi përmbledhur ndikimet kryesore që sjellin arritjet e qëllimeve.

Ndaj, vendosni çfarëdo qëllimi që keni dhe të angazhohuni për ta bërë atë realitet. Kur arrini qëllimet tuaja, kjo jo vetëm që ndikon tek ju, por ndikon edhe tek njerëzit rreth jush. Secili prej nesh dëshiron të besojë se kemi ardhur në këtë botë për të bërë diçka të pabesueshme. Sfida është se shumë prej nesh kanë parë ëndrrat të na shkatërrohen para syve dhe arrijmë në përfundimin se ëndrrat janë të rezervuara për njerëzit e lindur me fat dhe të talentuar.

Kur arrini ëndrrat tuaja, ju u jepni shpresë njerëzve që janë përreth jush, se edhe ata mund t’ia dalin. Për arsye se duke ju njohur juve, kjo është më reale për ta. Sa shpesh kemi parë dikë të suksesshëm në TV dhe kemi menduar se duhet të kenë lindur në një familje të pasur apo duhet të kenë lindur me talent? Qenia njerëzore është e prirur të justifikohet, prandaj këta njerëz janë në gjendje të arrijnë ëndrrat e tyre dhe ne nuk jemi.

Por, kur njihni dikë personalisht, i cili arrin qëllimet që i ka përcaktuar vetes, bën një ndryshim të madh, pasi është më reale për ju.

Ne duhet të kuptojmë se nëse dikush i arrin qëllimet dhe ëndrrat e tij është sepse nuk ka hequr dorë nga këto qëllime dhe ka luftuar e punuar fort për t’i arritur ato. Prandaj edhe ne duhet të jemi shembulli që punojmë fort dhe nuk heqim dorë nga ëndrrat dhe qëllimet tona, pasi  kur njerëzit rreth nesh frymëzohen nga ne, do të fillojnë të ndërmarrin veprime dhe me veprimet e tyre ata do të frymëzojnë personat rreth tyre. Pra, ky është një reaksion zinxhir që do të përhapet nga njëri tjetrit.

Lexo: Konfindustria: kontrata koncesionare e ngjyrosjes kosto e jashtëligjshme

Nëse keni ëndrra, por po kaloni një kohë të vështirë për t’i bërë realitet, filloni të shikoni individët që kanë kapërcyer pengesa më të mëdha se sa tuajat dhe frymëzohuni për të krijuar më shumë besim në veten tuaj. Përdoreni atë frymëzim për të marrë masa drejt qëllimeve që keni. Duke u përkushtuar ndaj qëllimeve tuaja, ata që janë përreth jush do të shohin dhe do të frymëzohen nga përpjekjet që keni bërë dhe për këtë arsye do të kenë besim më të madh në vetvete dhe do të punojnë fort drejt qëllimeve të tyre.

Nëse vërtet dëshiron të bëhesh frymëzues, nuk duhet të heqësh dorë kurrë. Mijëra njerëz mund të mbështeten tek ju. Mos i zhgënjeni ata.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0