Aptos, fonti i ri i paracaktuar për aplikacione si Word, Outlook, PowerPoint dhe Excel, do të zëvendësojë Calibri muajin e ardhshëm pas më shumë se 15 vitesh. Ndryshimi i fontit do të kombinohet gjithashtu me ndryshime në stilin e paracaktuar dhe paletën e ngjyrave të përdorura në dokumente.
Lexo edhe:Digitalb bashkohet me Tring? Kush do të ketë më shumë aksione
Ndryshimi më i madh në paletën e ngjyrave është se e verdha është hequr dhe zëvendësuar me një jeshile të errët, dhe një nga blutë më të çelura është zëvendësuar me një ngjyrë kafe të errët. Kjo duhet të rezultojë në kontraste më të mira midis formave dhe linjave që janë të disponueshme në dokumentet e Office.
Stili i parazgjedhur në Word dhe Outlook po rifreskohet gjithashtu për t’i “i bërë ato të lehta për t’u lexuar, të duken më profesionale dhe të lehta për t’u naviguar”, sipas Jess Kwok, një menaxher produkti për aplikacionet e Microsoft 365.
Microsoft filloi testimin e këtyre ndryshimeve me Microsoft 365 Insiders në korrik, dhe kompania tani thotë se ato do të shpërndahen për të gjithë përdoruesit në një moment në shtator.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.