Adam Grant, psikolog në Wharton, thotë se liderat më të mirë bëjnë këto 3 gjëra për të shmangur “Burnout-in” - Business Magazine Albania

Adam Grant, psikolog në Wharton, thotë se liderat më të mirë bëjnë këto 3 gjëra për të shmangur “Burnout-in”

Adam Grant

Burnout-i nuk ka të bëjë vetëm me të punuarit me orare të zgjatura

Nga Minda Zetlin, autore e librit “Kujdesi për Veten në Karrierë: Gjej Lumturinë, Suksesin dhe Plotësimin në Punë”

Çdo lider duhet të ndërmarrë tre hapa të thjeshtë për të zvogëluar ose parandaluar burnout-in tek punonjësit dhe tek vetja: uljen e kërkesave, ofrimin e kontrollit më të gjerë dhe krijimin e mjedisit të duhur. Këto këshilla vijnë nga psikologu i Wharton dhe autori i disa librave më të shitur, Adam Grant, në një “mini-mjet” për liderat.

Kam dëgjuar shumë përkufizime të “burnout” gjatë viteve, por më pëlqen veçanërisht ajo e Grant-it. Ai e quan “lodhje emocionale”. Mendoj se kjo është më e saktë. Burnout-i nuk përcaktohet vetëm nga oraret e gjata të punës – të gjithë e dimë që ka njerëz që punojnë pothuajse gjatë gjithë kohës, por duket se janë përsëri energjikë dhe të lumtur e jo të lodhur dhe të stresuar. Është emocioni që ndjeni në lidhje me oraret e gjata të punës dhe vetë punën që krijon burnout ose jo.

Duke marrë parasysh këtë, në vend që të përqendrohemi në gjëra si, pushimi nga puna ose sugjerimi i praktikave për uljen e stresit si, meditimi apo ushtrimi, Grant propozon luftimin e burnout duke rregulluar vetë punën. Ja këshillat e tij:

  • Lehtësoni kërkesat në çdo mënyrë të mundshme

“Identifikoni elementët më lodhës të një pozicioni dhe kërkoni mënyra për t’i pakësuar ato”, këshillon Grant. Padyshim që puna duhet të bëhet dhe me shkurtimet e personelit, ndalimin e rekrutimit dhe kohët e paqëndrueshme ekonomike, është e mundur që ju mund të mos punësoni më shumë njerëz për të zvogëluar barrën. Ndaj, me shumë gjasa, shumica e punonjësve tuaj dhe ju vetë gjithashtu, do të keni më shumë punë se sa mund të ketë në një ditë normale pune.

Por, ka disa gjëra që mund të bëni për të zbutur presionin e punës, thekson ai.

Filloni duke zbuluar nëse ndonjë nga pjesët më të mërzitshme të një pune mund të përmirësohen. Kushtojini vëmendje komunikimit dhe mbledhjeve të shumta – për shembull, ndër përdoruesit e Microsoft 365, punonjësit shpenzojnë mesatarisht 57% të kohës duke marrë pjesë në mbledhje, e-mail dhe chat, dhe vetëm 43% të kohës duke u marrë me punët e zyrës si dokumente dhe tabela me të dhëna të tjera. Nuk është çudi që 68% e përgjigjeve në një sondazh nga Microsoft tregojnë se ata nuk kanë mjaftueshëm përqëndrim për t’u fokusuar në punën e tyre. “Nëse puna e tejzgjatur dhe pritshmëritë rreth disponueshmërisë dhe e-maileve po shkaktojnë burnout, adresojini ato, qoftë në nivel organizativ apo në nivel ekipi”, shkruan Grant.

Artikulli u publikua më parë në faqen 54 të numrit 32 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë digjitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund Abonoheni dhe të Shfletoni Këtu nr. 32 të saj.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0