Erudite Academy Albania, trajnim dhe punësim për të rinjtë shqiptarë! - Business Magazine Albania

Erudite Academy Albania, trajnim dhe punësim për të rinjtë shqiptarë!

Marilda Salla, ideatore e Erudite Academy Albania, pedagoge dhe njëkohësisht përfaqësuese e Shqipërisë në G100 si Albania Country Chair – Impact Startups solli këtë ide biznesi pas një sërë eksperiencash në edukim, trajnim dhe menaxhim të burimeve njerëzore. Pas pjesëmarrjes në projektin e We Grow për zhvillimin e ideve inovatore të femrave në fund të 2022, Erudite filloi aktivitetin normal në Prill te 2023 duke fituar vëmendjen e shumë të rinjve në kërkim të zhvillimit të tyre personal e profesional.

Erudite është një ‘komunitet’ që tenton të gjejë zgjidhje për dy shtylla kryesore: Biznese dhe profesioniste të rinj/studentë. Nga një anë janë të rinj dhe profesionistë që e kanë të vështire të gjejnë një orientim në karrierë, dhe nga ana tjetër kemi biznese që po përballen me fenomenin e mungesës së fuqisë punëtore apo profesionistëve për të plotësuar vendet vakante. Bazuar në këtë fenomen Erudite ka krijuar një network mundësish ku secili do ketë kohë të dedikuar, promovim, trajnim dhe mbi të gjitha punësim. Për të gjithë të interesuarit është krijuar një database me aftesitë, fushat e tyre të eskpertizës dhe mënyren si mund të asistohen në bashkëpunim me bizneset partnere brenda Shqipërisë, por jo vetëm pasi shumë shpejt do të jetë edhe në rang ndërkombëtar.

Përpos ndërmjetësimit të punësimit Erudite ofron dy trajnime bazë që lidhen ngushtë me formimin akademik dhe profesional. Programet janë mbi orientimin e karrieres, ku të rinjtë marrin të gjithë informacionin që u nevojitet për të qenë gati për tregun e punës dhe nga ana tjetër trajnimin mbi të Folurit në Publik. Për këtë të fundit u zhvillua eventi i pare zyrtar në 30 Maj të këtij viti ku përpos referuesve të trajnuar, ndanë eksperiencën e tyre si të ftuar specialë menaxherja operacionale e TIMAK Manjola Kasneci dhe themeluesi i GEN Albania Ergest Nako.

Në event pati një pjesëmarrje të larmishme si studentë, freelancers, njerëz nga bota e biznesit por edhe investitorë të huaj të cilët paten mundësinë të ndërvepronin me pjesën tjetër të audiencës.
Së fundmi, Erudite ka publikuar edhe datën e eventit të ardhshëm i cili do të mbahet në 28 Tetor 2023, duke rihapur mundësinë që të rinj të tjerë të bëhen pjesë e një eskperience fantastike.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0