Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka bërë të ditur se do të ketë bursa për maturantët që duan të nisin studimet e larta në fushat prioritare të qeverisë.
Në mbledhjen e fundit të qeverisë u vendos që të gjithë maturantët që kanë mbaruar gjimnazin me mesatare mbi 8.5 dhe nisin studimet në një nga programet prioritare, të caktuara nga Minsitria e Arsimit, do të trajtohen nga qeveria me një bursë të barazvlefshme me pagën minimale.
Ministrja theksoi se, “Sot në Këshillin e Ministrave miratuam një vendim, që është një lajm i mirë për të gjithë maturantët që duan të fillojnë universitet. Bëhet fjalë për vendimin që morëm vitin e kaluar për programet prioritare dhe mbështetjen financiare për ekselentët. Kemi shpallur një listë të programeve prioritare në degët bujqësore e të mësuesisë etj, dhe të gjithë maturantët që kanë mesataren mbi 8.5 dhe zgjedhin një nga këto programe prioritare fitojnë një bursë sa paga minimale”.
Ulja e studentëve po ndodh kryesisht në degët e mësuesisë, në universitetin bujqësor dhe në shkencat e sakta.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto