Si të rrisësh fëmijë të suksesshëm

Si të rrisësh fëmijë të suksesshëm

Është një ndër dilemat më të mëdha në jetë, në biznes dhe në rritjen e fëmijëve: A duhet të ndjekësh pasionin tënd nëse dëshiron të jesh i suksesshëm?

Absolutisht, thotë Steve Jobs. “Duhet të bëni atë që e doni. Mënyra e vetme për të qenë i suksesshëm, është të dashurosh atë që bën. Nëse nuk e ke gjetur ende, vazhdo të kërkosh.”
Jo, thotë Mark Cuban. “Të ndjekësh pasionin? Jo. Të ndjekësh përpjekjen tënde. Askush nuk heq dorë nga diçka që di ta bëj mirë.”
Uh, ndoshta? thotë Tom Brady.


Ndoshta, por është më komplekse se kaq, raporton Shkolla e Biznesit të Harvardit. “Është më mirë të gjesh qëllimin tënd”
Saktësisht, po: pasioni yt, por vetëm nëse je vërtet i suksesshëm në të, thotë një studim tjetër.
Është një debat i këndshëm për t’u zhvilluar.

Por së fundmi, intervistova një sipërmarrës të suksesshëm për herë të parë – për herë të parë rreth moshës 50 vjeç, të jemi të qartë – që shprehu një qasje të re për pyetjen që më mahniti.

Takohuni me John Donohue, i cili kaloi 22 vjet duke punuar si redaktor në revistën New Yorker para se të pushohet nga puna në vitin e 20-të. Pas një viti reflektimi dhe zbulimi,  ai mori një punë të re ditore si zhvillues në organizatë jofitimprurëse.

Ai gjithashtu filloi një iniciativë shtesë që u kthye në një biznes të vërtetë, të specializuar, quajtur “All the Restaurants”; Donohue vizaton dhe shet printime me edicion të limituar të restoranteve të mëdha në qytetet e mëdha, kryesisht në qytetin e tij të lindjes, New York. Ndërsa ky biznes filloi të rritej – si pasojë ai u largua nga puna e tij ditore për ta drejtuar atë në kohë të plotë – ai thotë se kuptoi “sekretin e jetës”, që dëshironte ta ndante me fëmijët e tij.

Është një qasje e re në debatin e vjetër, dhe shkon kështu: “Duhet të gjeni diçka që mund ta bëni shpejt, që ju bën të lumtur dhe për të cilen njerëzit do t’ju paguajnë.”

Le ta ndajmë. Mendoj se ka katër pjesë, edhe pse është organizuar në tre.

Së pari, “duhet të gjeni diçka që mund të bëni …”

Ka shumë gjëra në botë që vlejnë të bëhen, por ka vetëm një numër të kufizuar gjëra që çdo prej nesh mund t’i bëjë mirë – që të themi që mund t’i bëjmë ato mjaft mirë për t’u bërë të vlefshme.

Së dyti, “shpejt …”

Donohue tha se i duhet ndoshta 20 minuta për të vizatuar secilën vështrim, së bashku me disa orë për të shtuar ngjyra dhe për të bërë një printim. Pastaj, ai mund të shesë 365 printime të secilës veprë arti. Mendoj se mund të analizojmë këtë fjalë, “shpejt”, në disa mënyra, por kryesisht ka të bëjë me marrjen e asaj gjëndjeje në të cilën je i mirë dhe sigurimi që mund ta bësh atë në shkallë të madhe.

Së treti, “që të bën të lumtur …”

Në këtë kontekst, për mua të paktën, “lumturia” duket si një zëvendësim më i butë dhe ndoshta më i mirë për “pasionin”. Gjithashtu sugjeron se mund të ketë më shumë se një gjë që mund të gjeni; kjo duket pak më pak e ngarkuar me presion se sa të sugjerojë që dikush duhet të gjejë pasionin e tyre të vërtetë, të vetëm.

Fundja, “dhe që njerëzit do të ju paguajnë për të.”

Ndoshta nuk ke nevojë për para. Ndoshta je i pasur  dhe fëmijët e tu nuk do të kenë nevojë të punojnë asnjë ditë në jetën e tyre. Sa fatlum; ata mund të zgjedhin të studiojnë poezi elizabetiane në universitet. Por për shumicën prej nesh, qëndrueshmëria është pjesë shumë e rëndësishme e puzzle-it. Nuk është pjesa e vetme, por është po aq e rëndësishme sa të gjitha të tjerat.

Shikoni, si pronar i biznesit, ndoshta tashmë ke gjetur ndërthurjen perfekte mes pasionit, qëllimit dhe qëndrueshmërisë. Por shumë sipërmarrës me të cilët flas gjithashtu duan të japin këshilla të mira njerëzve që mentorojnë dhe, për të vërtetën, edhe fëmijëve të tyre.

Punoni për ide dhe gjeni përgjigjen tuaj. Por nëse dëshironi që fëmijët tuaj të kenë sukses (dhe kush nuk e do?), tingëllon si një manifestim i mirë  për t’i bërë ata të mendojnë rreth saj.

INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0