Samiti i nomadëve digjitalë zhillohet këto ditë në Tiranë - Business Magazine Albania

Samiti i nomadëve digjitalë zhillohet këto ditë në Tiranë

“Tirana si Qyteti i Nomadëve” është diçka të cilën po e shohim të prekshme çdo ditë e më shumë. Kudo flitet për nomadët digjitalë, të cilët punojnë ose drejtojnë sipërmarrjet e tyre në distancë, ndaj po synohet të grumbullohen të dhëna për orientimin që duhet të kenë këta të rinj globalisht që të zgjedhin Tiranën si dhe për të reflektuar mbi disa raste suksesi të të rinjve që realisht e provojnë kryeqytetin.


Ndaj, shoqata ‘Resurset në Zhvillim’ do të mbledhë në datat 23-24-25 Qershor, në një Samit Nomadësh Digjitalë, të rinj sipërmarrës, dashamirës të sipërmarrjes dhe punës në distancë si dhe nomadë digjitalë për të shkëmbyer eksperienca midis tyre dhe për të punuar për një agjendë nomadësh digjitale për të ardhmen.

Hapja e Samitit do të zhvillohet ditën e shtunë 24 Qershor tek Destil Creative Hub në orën 10:30.

Panelet kryesore do të trajtojnë: Nomadët Digjital dhe ekosistemi i startupeve në Shqipëri

Nomadët digjitalë të Tiranës, the early adaptors

Eventi do të hapet me përshëndetjen e Menaxherit të Projekteve të RID – Xaira Shurdha dhe Drejtores së Inovacionit në  Bashkinë Tiranë – Faola Hodaj.

Pjesëmarrësit e interesuar, duhet të konfirmojnë deri me 22 Qershor në emailin ridprojekte@gmail.com.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0