4 verëra shqiptare mes më të mirave në botë - Business Magazine Albania

4 verëra shqiptare mes më të mirave në botë

Decanter World Wine Awards 2023, një nga konkurset më të mëdha dhe me ndikim në botë i verërave, ka publikuar rezultatet për verërat më të mira për vitin 2022. Mes fituesve është edhe Shqipëria me 4 marka vere.Rreth 74.000 shishe verë u dërguan nga 57 vende në Londër për gjykimin e këtij viti. Gati 240 ekspertë nga e gjithë bota u mblodhën në prill për të testuar 80 deri në 90 verëra në ditë, duke renditur verërat më të mira, me anë të medaljeve.

Vera shqiptare ka marrë 4 medalje: 3 bronzi dhe 1 argjendi.

Lexo: “Uji i Ftohtë Tepelenë”, 25 vite sipërmarrje

Renditja e verërave shqiptare në konkursin ndërkombëtar të verës janë: “Ara e dardhës”, “Prestigj Kallmet” dhe “Geg Kallmet superior” janë verërat që kanë arritur të marrin 3 medalje bronzi, ndërkohë që vera “Kuven” ka marrë medaljen e argjendtë.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca tha se, vlerësimi me medalje i verës shqiptare nga “Decanter World Wine Awards 2023″ është një tjetër sukses ndërkombëtar për këtë industri me potencial të jashtëzakonshëm për ekonominë rurale në vendin tonë, duke konfirmuar një sukses të politikës sonë mbështetëse për këtë prodhim identitar të kulturës bujqësore të një vendi.

Pak kohë më parë ishte revista prestigjioze botërore“Decanter” që i kushtoi një artikull verërave shqiptare. Gazetari i mirënjohur Darrel Joseph dha një pasqyrë kuptimplotë të zhvillimit të vreshtarisë dhe verëtarisë në vend, çka ai konstatoi vetë gjatë vizitës në Shqipëri, e të cilën e pasqyroi në faqet e prestigjiozes botërore “Decanter”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0