HERITAGE bën histori: Pasuria e parë e paluajtshme në Shqipëri pritet të tokenizohet në blockchain nga Vlora Apartments Token me vlerë 60k€ - Business Magazine Albania

HERITAGE bën histori: Pasuria e parë e paluajtshme në Shqipëri pritet të tokenizohet në blockchain nga Vlora Apartments Token me vlerë 60k€

HERITAGE

Në një hap të rëndësishëm drejt revolucionizimit të investimeve në pronat e paluajtshme në Shqipëri, Heritage pritet të kryejë transaksionin e parë në blockchain për një pasuri të paluajtshme me Vlora Apartments Token (VLR\H), njofton Dorian Husi, CEO i Heritage.

Ky transaksion shënon një moment të rëndësishëm për tregun e pasurive të paluajtshme në vend dhe konfirmon risinë dhe përfitimin përmes tokenizimit të pronave të patundshme në platformën e Heritage.

Heritage është platforma e parë në Shqipëri që ka sjellë teknologjinë e blockchain-it në tregun e pasurive të paluajtshme. Përmes tokenizimit të pronave të patundshme, Heritage u ofron investitorëve mundësinë për të blerë pjesë fraksionale në pronat më të mira në tregun e luksit të pasurive të paluajtshme në gjithë Shqipërinë, duke u mundësuar të diversifikojnë portofolin e tyre të investimeve dhe të fitojnë shtrirje ndaj këtij tregu në shkëlqim.

Lexo: 7 zakone të vogla për një jetë më të mirë

Transaksioni i parë në blockchain për një pasuri të patundshme është një hap i rëndësishëm drejt përdorimit të teknologjisë së blockchain-it në sektorin e pasurive të paluajtshme. Kjo teknologji e re sjell shumë avantazhe për investitorët dhe tregun e pasurive të paluajtshme në bregdetin shqiptar dhe më gjerë.

 “Përmes platformës së Heritage, investitorët mund të blenë dhe të shesin lehtësisht tokenet e pronave të patundshme në një treg të bazuar në blockchain, duke i dhënë kështu lëvizshmëri më të madhe investimeve të tyre.” – u shpreh për Business Mag, Dorian Husi CEO i Heritage si dhe perfaqësues për Ballkanin i platformës Lux For Sale.

Pronësia fraksionale është një tjetër avantazh i madh i tokenizimit të pronave të patundshme. Investitorët më të vegjël tani kanë mundësinë të kenë qasje në prona me vlerë të lartë, që zakonisht nuk do të ishin në përputhje me mundësitë e tyre financiare. Kjo e hapi rrugën për një treg më të hapur dhe më të përfshirë për investitorët në pronat e patundshme në Shqipëri.

Blockchain-i dhe platforma e Heritage ofrojnë një mënyrë të sigurtë dhe transparente për blerjen, shndërrimin dhe shitjen e tokenave të pronave të paluajtshme. Përdorimi i teknologjisë së blockchain-it në këtë mënyrë zvogëlon rreziqet e mashtrimit, përfshin transparencën e të gjitha transaksioneve dhe siguron mundësi për nivele të ndryshme financimi. 

Kjo u mundësua nga 32 investitorë të platformës Heritage të cilët në forma të ndryshme kanë marrë pjesë në këtë formë të re investimi. Financimi. Në platformën Heritage kanë nisur të aplikohen edhe opsione investimi për The Rock Tirana-Dubai, si dhe projekte të tejra që janë aktualisht në fazë negocimi për një vlerë totale mbi 2 milion euro.

Për të ditur më shumë rreth Heritage dhe projekteve të saj, kliko këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0