Dështimi i First Republic Bank: Një analizë kohore e asaj që çoi në kolapsin e bankës së dytë më të madhe në historinë e SHBA - Business Magazine Albania

Dështimi i First Republic Bank: Një analizë kohore e asaj që çoi në kolapsin e bankës së dytë më të madhe në historinë e SHBA

kolaps i bankes

13 janar: First Republic jep rezultate financiare në dukje të forta nga tremujori i fundit i 2022, duke i kaluar vlerësimet e të ardhurave të analistëve. Por, kompania zbulon se shpenzimet e saj të interesit u rritën me rreth 2,040% nga viti në vit dhe 153% nga tremujori i kaluar, duke u kthyer në arsyen e dështimit për bankën. Ajo nuk arriti të mbijetonte në fushatën e rritjes së normave të interesit të Rezervës Federale 2022-2023.

8 mars: Banka tjetër e Kalifornisë Silvergate Capital njofton se do të pushojë së funksionuari, pasi nuk arriti të rimëkëmbej nga sfidat e aftësisë paguese të nxitura nga marrëdhëniet e saj me kriptomonedha si FTX. Ndërkohë, Silicon Valley Bank ngjalli panik midis klientëve, pasi njoftoi shitjen e 2 miliardë dollar aksioneve, me humbje për të rritur likuiditetin.

10 mars: Rregullatorët financiarë mbyllin Silicon Valley Bank, pasi banka u tregua e paaftë për të përmbushur kërkesat për tërheqje; Aksionet e First Republic zbresin 29% midis 8 dhe 10 marsit, ndërsa investitorët kërkojnë të minimizojnë ekspozimin ndaj kolegëve më të afërt të Bankës së Silicon Valley.

12 mars: Signature Bank, me bazë në Nju Jork, dështon, ndërsa rregullatorët federalë njoftojnë se do të garantojnë depozituesit mbi kufirin 250,000 dollarë në Signature dhe Silicon Valley Banks, bankat e dyta dhe të treta më të mëdha që kanë dështuar ndonjëherë në SHBA.

16 mars: Pasi aksionet e First Republic ranë me 62% nga 10 marsi dhe udhëheqja e bankës nuk arriti të qetësonte investitorët rreth perspektivës së saj, një konsorcium i 11 bankave më të mëdha amerikane vendosën për First Republic një total prej 30 miliardë dollarësh depozita të pasiguruara, si veprim mbështetës nga qeveria.

19-20 mars: Dështimet e bankave shkojnë jashtë vendit, ndërsa qeveria zvicerane orkestron marrjen nga UBS të rivalit të saj, Credit Suisse më 19 mars.

Lexo: Rikthehet në Itali ChatGPT pas problemeve me mbrojtjen e të dhënave

24 Prill: Pas një muaji mjaft të qetë për Firs Republic Bank (çmimet e aksioneve të saj  u rritën gati me 25%), banka jep një raport të tmerrshëm të të ardhurave, duke zbuluar se pësoi një dalje prej 41% të depozita gjatë tremujorit të parë të 2023.

1 maj: First Republic nuk është më zyrtarisht, pasi Korporata Federale e Sigurimit të Depozitave shpalli mbylljen e bankës dhe shitjen e shumicës së depozitave dhe aktiveve të saj të JPMorgan Chase. CEO i JPMorgan, Jamie Dimon, u konfirmon analistëve se firma e tij nuk do të ruajë emrin dhe markën e First Republic, duke shkruar kapitullin e fundit në historinë 38-vjeçare të bankës.

FAKT i çuditshëm

Megjithëse tre dështimet bankare të këtij viti janë shumë më pak se disa dhjetëra dështime çdo vit midis 2008 dhe 2013, viti 2023 është deri tani viti më i kushtueshëm ndonjëherë në dështimet e bankave, bazuar aktiveve të institucionit të mbyllur.

Forbes

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0