Pemla, një startup në agrobiznes që synon të ndryshojë imazhin e tregut vendas - Business Magazine Albania

Pemla, një startup në agrobiznes që synon të ndryshojë imazhin e tregut vendas

Pemla është një kompani agro-biznesi dhe eko-sociale, me fokus prodhimin e produkteve ushqimore të qëndrueshme dhe të prodhuara me origjinë 100% shqiptare. Kompania bashkëpunon me fermerë vendas nga rajonet e ndryshme të Shqipërisë, me qëllim rritjen e prodhimit vendas, ndërkohë që kontribuon në zhvillimin e një fushate për qëndrueshmërinë dhe mbrojtjen e mjedisit.

Krijimi i Pemlas erdhi si nevojë për produkte të shijshme, cilësore të prodhuara në vend, si dhe dëshira për të konsumuar produkte ushqimore, pa ndotje në mjedis. 

-“Filluam të eksperimentojmë në kuzhinën tonë me disa produkte, duke përdorur përbërës dhe lëndë të parë të kultivuar në vend dhe si rrjedhojë zbuluam potencialin për t’i zhvilluar këto produkte dhe me tej”, shprehet Ana Shima, themeluese e Pemla, e pyetur për fillimet e aktivitetit.

Për momentin, Pemla ofron një linjë gjalpi arror, të përftuar nga arra, bajame dhe lajthi. Arrat vijnë kryesisht nga zona e Dibrës, bajamet nga zona e Shpiragut në Berat dhe lajthitë vijnë nga vende të ndryshme, si psh. Mallakastër, fshatrat rreth Tiranës, zona e Gramshit, etj. Në përgjigje të kërkesës së tregut për disa produkte të tjera, kompania ka filluar të prodhojë gjalp të festëkut, tahini, farës së kungullit, etj. Lënda e parë për këto produkte vjen kryesisht nga Greqia, Turqia dhe Italia.

Lexoni artikullin e plotë në Botimin 31 të Business Magazine!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0