Elon Musk thotë se Inteligjenca Artificiale ka fuqinë për të shkatërruar civilizimin - Business Magazine Albania

Elon Musk thotë se Inteligjenca Artificiale ka fuqinë për të shkatërruar civilizimin

Në një intervistë me prezantuesin e Fox News, Tucker Carlson, Elon Musk ndau këndvështrimin e tij mbi problemet e natyrshme në teknologjinë e avancuar të AI si ChatGPT, dhe zbuloi qëllimin e tij për të krijuar chatbotin e tij të AI “bazuar në të vërtetën”.

Musk u shpreh se inteligjenca artificiale është shumë më i rrezikshme sesa dizajni i keq i avionëve ose prodhimi i keq i makinave, pasi “ka potencialin e shkatërrimit të  civilizimit”. Ai vazhdoi duke thënë se një shkatërrim i tillë “nuk do të ndodhte si  filmin e famshëm Terminator, sepse inteligjenca do të ishte në qendrat e të dhënave. Roboti është vetëm efekti përfundimtar”.

Musk ishte një nga themeluesit origjinalë të OpenAI, krijuesit pas aplikacioneve të AI ChatGPT dhe Dall-E, por dha dorëheqjen në vitin 2018 duke përmendur një konflikt interesi me punën e tij në Tesla dhe SpaceX. Ai shtoi se është “ironike” që inxhinierët e OpenAI tani, sipas tij, po “trajnojnë AI për të gënjyer”.

Lexo edhe: Blen mijëra njësi të procesimit grafik. Elon Musk themelon një kompani të re

Për të luftuar këtë paragjykim të perceptuar nga ChatGPT, Musk i tha Carlson se duhet të ketë një agjenci, si Administrata e Ushqimit dhe Barnave ose SEC, për të rregulluar A.I. Musk tha gjithashtu se ai planifikon të krijojë sistemin e tij të AI, të quajtur paraprakisht TruthGPT, që ka të ngjarë të lidhet me kompaninë AI X.AI me bazë në Nevada, të cilën Musk thuhet se e themeloi në mars.

Sipas Musk, TruthGPT do të ishte një “Inteligjencë Artificiale maksimale e kërkimit të së vërtetës që përpiqet të kuptojë natyrën e universit”. Musk tha se një AI me një mision për të kuptuar universin “nuk ka gjasa të asgjësojë njerëzit sepse ne jemi një pjesë interesante e universit”. / INC. 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0