Atletet e Michael Jordan, veshur në finalen e NBA 1998, shiten për një rekord 2.2 milionë dollarë - Business Magazine Albania

Atletet e Michael Jordan, veshur në finalen e NBA 1998, shiten për një rekord 2.2 milionë dollarë

Michael Jordan

Në vitin 1998, Michael Jordan kishte një palë atletet të zezë dhe të kuqe, Air Jordan 13, dhe solli në shtëpi fitoren e ndeshjes së kampionatit të tij të fundit në NBA.  Sot, atoj janë atletet më të shtrenjta që janë shitur ndonjëherë në ankand.

Atletet e lojës fituese u shitën për 2.2 milionë dollarë në Sotheby’s në Nju Jork të martën, duke thyer rekordin e ankandit të atleteve prej 1.47 milionë dollarë, të vendosur në vitin 2021 nga një palë Nike Air Ships që Jordan kishte veshur më herët në karrierën e tij.

Shitja arrin gjatë “Jordan Year” një referencë për fanellën e lojtarit ikonë të NBA, me numër 23. Në janar, Air Jordan bashkëpunoi me Sotheby’s duke nxjerrë në ankand 13 palë atlete retro, krijuar në kujtim të The Notorious B.I.G. Të gjitha lotet tejkaluan vlerësimet e tyre të larta prej 5,000 dollarësh me shumëfish, me shitjen më të lartë për më shumë se 32,000 dollarë.

Vitin e kaluar, fanella e lojës 1 të Jordan, gjithashtu nga finalet e 1998-ës, u bë produkti më i shtrenjtë i relikeve sportive të veshura për t’u shitur në ankand, kur arriti në 10.1 milionë dollarë në një shitje të Sotheby’s.

Lamtumira e Jordan me Chicago Bulls shpesh quhet “Vallëzimi i Fundit”, sipas titullit të një dokumentari të ESPN dhe Netflix që përshkroi sezonin. Jordan njoftoi tërheqjen e tij (të dytë) javë përpara finales, duke çuar serinë me gjashtë ndeshje kundër Utah Jazz të bëhej më e ndjekura në historinë e NBA, bazuar në vlerësimet e Nielsen TV.

Atletet e shitura këtë javë u veshën gjatë ndeshjes 2, në Salt Lake City, të cilën Bulls e fituan 93-88 pasi humbën ndeshjen 1, me Jordan, që shënoi 37 pikë. Kjo është pala e fundit e atleteve Air Jordan 13, ngjyrë të zezë dhe të kuqe që Jordan ka veshur ndonjëherë në fushë për një lojë NBA, thuhet në një njoftim për shtyp nga Sotheby’s.

Lexo: Disa thënie frymëzuese për jetën që ta nisni javën me pozitivitet

Atletet Air Jordan 13 u prezantuan në shitjen e relikeve sportive, të quajtur “Victoriam”, e cila përmbante artikuj të veshur nga atletët  si Tom Brady, Kobe Bryant dhe Roger Federer. Disa artikuj të tjerë të Jordan u përfshinë në ankandin me dy pjesë, me një fanellë Bulls të 1998 të veshur në lojë dhe një palë Air Jordan 1 të vitit 1985 që kushtojnë përkatësisht 508,000 dhe 127,000 dollarë.

Lotet e tjera kryesore përfshinin një nga bluzat e LA Lakers të Kobe Bryant, e cila u shit për mbi 406,000 dollarë dhe një fanellë futbolli, e veshur nga i ndjeri Pelé në debutimin e tij për New York Cosmos në 1975, që u shit mbi 177,000 dollarë.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0