Dhoma Ekonomike e Gruas ngre ura bashkëpunimi mes grave sipërmarrëse në rajonin e Ballkanit - Business Magazine Albania

Dhoma Ekonomike e Gruas ngre ura bashkëpunimi mes grave sipërmarrëse në rajonin e Ballkanit

Dhoma Ekonomike e Gruas

Dhoma Ekonomike e Gruas në Shqipëri mblodhi në Tiranë gra sipërmarrëse dhe drejtuese nga rajoni i Ballkanit Perëndimor në konferencën “Forcojmë Urat e Bashkëpunimit me Gratë Sipërmarrëse në Rajon”.

Në këtë vent, gra sipërmarrëse dhe drejtuese, parashtruan sfidat dhe gjetjet e mundësive për zgjidhje dhe nxitje bashkëpunimi.

Gjatë fjalës së saj në panelin e parë të konferencës, Ministrja e Mbështetjes për Sipërmarrjen, Edona Bilali u shpreh e gatshme për të bashkëpunuar në mbrojtje të interesave të grave sipërmarrëse. Duke sjellë shembullin e skuadrës së saj, ministrja theksoi se gratë dhe vajzat janë shumë më produktive në punët e tyre.

Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, solli shembujt e startupeve dhe rolet e tyre në shoqëri, në rastet kur ato drejtohen nga gratë dhe vajzat.

Gjatë fjalës së saj në konferencë, Kryetarja e Dhomës Eonomike të Gruas së Kosovës,  Afërdita Saraҫini-Kelmendi, bëri thirrje për një bashkëpunim rajonal të grave, të cilat duhet të dalin me deklaratë të përbashkët rreth kërkesave dhe programeve të zhvillimit.

Kryetarja e Dhomës së Gruas, mikpritëse e këtij eventi, Antolena Hako foli për rolin e Dhomës, duke theksuar se, që nga krijimi i saj, “Dhoma Ekonomike e Gruas ka punuar dhe lobuar për rritjen e përfaqësimit të grave në biznes dhe në pozitat më të larta drejtuese, për rritjen e rolit të tyre për zhvillimin dhe fuqizimin e bizneseve të drejtuara nga gratë, si dhe përçimin e zërit të tyre në proceset vendimmarrëse me rëndësi për biznesin. Ndaj Dhoma beson se gratë kanë një potencial zhvillues dhe janë aktor të rëndësishëm në zhvillimin e secilit prej vendeve tona, por edhe në integrimin e përbashkët rajonal dhe evropian”.

Dhoma Ekonomike e Gruas është kthyer tashmë në një aktor me ndikim në fuqizimin ekonomik të grave dhe vajzave në Shqipëri dhe po vazhdon përpjekjet për të forcuar urat e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtare dhe rajonale për t’u bërë një aktor dhe faktor i rëndësishëm në zgjerimin e bashkëpunimin në rajon.

Sot Dhoma Ekonomike e Gruas ka mbi 120 anëtarë në të gjitha Shqipërinë. Në strategjinë e saj, është

  • Krijimi i një mjedisi miqësor dhe gjithpërfshirës dhe ndikimi në rritjën e numrit të bizneseve drejtuar nga gratë dhe vajzat.
  • Forcimi rolit të grave dhe vajzave në procesin e Integrimit të përbashkët Rajonal dhe European.
  • Forcimi rolit të grave dhe vajza në hartimin dhe implementimin e politikave, si dhe krijimin e më shumë bizneseve të qëndrueshme në sektorë si energjia, turizmi, biznese në ekonominë qarkulluese, ndërlidhjen digjitale.

Hako theksoi se, “Në kushtet e një ekonomie dhe lëvizje globale, e cila po na dikton ndryshime të forta, vihet re që gratë dhe vajzat kanë pak përfaqësim në gjithë rajonin tonë në nivel vendimarrje, në politikëbërje dhe drejtim, duke e bërë më të veshtirë zbutjen e hendekut gjinor dhe shfrytëzimin e potencialit të plotë të tyre për të gjeneruar zhvillim të qëndrueshem.

Përpos të gjitha përpjekjeve dhe përparimeve që po bëjmë për fuqizimin e rolit të grave dhe vajzave, më vjen keq që cek në fjalën time faktin që akoma rajoni jonë përballet me një shqetësim të përbashkët… mentalitetin.

Në një treg pune që po ndryshon me shpejtësi, me të gjitha problematikat që ka sjelle më vetë, pjesëmarrja e grave në këtë treg nuk parqitet në nivele të drejta. Ne Ballkanin Perëndimor, shkalla e punësimit për gratë është vetëm 45 për qind, krahasuar me 65 për qind për burrat. Studimet tregojnë për një trajtim jo të barbartë në pagesë për punë të njëjta në rradhët e grave dhe vajzave. Në rajonin tonë për shkak të normave tradicionale vijojmë tju atribuojmë grave profesione apo biznese të konsideruara punë për gra ose biznesi/punë të lehta”.

Kryetarja e Dhomës Ekonomike të Gruas theksoi se, “ne po promovojmë modele, të cilat po luftojnë me zgjuarsi këtë mentalitet, i cili fatkeqësisht akoma i privon gratë dhe vajzat nga e drejta e pronës, gjë që lidhet direkt me mungesën e aksesit në financë, ku si rezultat përfaqësueset e bizneseve të vogla, me kapitale të ulta kanë më pak mundesi investimi dhe zgjerimi.

Lexo: Më shumë se gjysma e grave nuk po investojnë: Çfarë i pengon ato? 

Për shkak të këtij mentaliteti, sot, ka shumë gra në tregun informal të punës sidomos në sektorin e bujqësisë, e cila shkakton jo vetëm vareësi ekonomike ndaj burrave, por dhe një plage sociale për rajonin tonë.

Shifrat tregojnë se numri më i madh i të diplomuarëve janë vajza, po të njëjtat shifra tregojnë se numri më i madh i të punësuarëve pas përfundimit të shkollës janë vajza, e po të njëjat studime pohojnë se kemi me pak gra dhe vajza në tregun e punës.

Barazia gjinore dhe fuqizimi ekonomik i grave janë thelbësore për zhvillimin e qëndrueshëm, për prospëritët dhe mirëqënien në ekonomitë dhe shoqëritë ne rajonin tonë. Gratë dhe vajzat janë gjysma e kapitalit njërezor dhe kanë një ndikim të barabartë me burrat në rritjen dhe zhvillimin ekonomik për një të ardhme të qëndrueshme dhe me të sigurt.  Barazia gjinore, një e drejtë themelore e njeriut por gjithashtu siguron që rajoni jonë të garantojë zhvillime paqësore, ruajtjen e një kulture dialogu, pajtimi, tolerancë dhe hapjeje ndaj bashkepunimit përtej kufijve. Barazia gjinore dhe më shumë gra dhe vajza në lidership sigurojnë ndryshime afatgjata dhe  zhvillim social dhe ekonomik gjithëpërfshires.

Ne Ballkanin perëndimor numri i bizneseve drejtuar nga gratë referohet të jetë në % të ulta, mes 20-30% për secilin shtet, shifra të cilat tregojnë nën përfaqësim. Në kushtet e një ekonomie me ndryshime të shpejta, në presionin e integrimit të përbashkët Evropian, në kushtet e një tregu lokal të kufizuar bashkëpunimi mes bizneseve drejtuar nga gratë në rajonin e Ballkanit Përendimor rrit shanset për zhvillim për secilin nga ne të përfshirë në ketë bashkëpunim.

Sipas Hakos, në rajonin tonë ekosistemi i inovacionit ka nevojë për inpute dhe është katalizator për zhvillimin dhe tërheqjen e investimeve europiane. Teknologjitë e reja dhe digitalizimi kanë vend në çdo sektor dhe Dhoma Ekonomike e Gruas është e angazhuar në hartimin dhe implementimin e projekteve të cilat nxisin zhvillimet innovative, teknologjitë e reja në rradhët e bizneseve drejtuara nga gratë dhe vajzat. “Misioni jonë lidhet ndjeshëm dhe me zhvillimin e bizneseve të reja innovative, start-up nga gra dhe vajza  në fushat e zhvillimit teknologjik por edhe sigurisë kibernetike. Antarësia e Dhomës tonë por dhe simotrave ne rajon mund të shërbejë si një hub për zhvillimin e mëtejshëm të inovacionit dhe teknologjive në secilin sektor me prioritet”.

Ajo vuri theksin tek vëmendja e Dhomës Ekonomike të Gruas tek bizneset e së ardhmes, në politikat që kanë në fokus mjedisin, riciklimin, mbrojtjen e konsumatorit, kursimin e resurseve natyrore. “Ne jemi angazhuar në grupe pune për energjinë e rinovushme, po nxisim dhe trajtojmë çështjet që lidhen me mbrojtjen e mjedisit dhe përfshirjen e praktikave edukuese, krijimin e zinxhirit të vlerave në turizëm, prezantimin e modeleve të cilat lidhen me ekonominë qarkulluese, etj. E ardhmja e rajonit tonë është ngushtësisht e lidhur me këto modele dhe siç historia ka treguar, gratë janë katalizator qëndrushemërie dhe mund të krijojnë modelet e duhura të sipërmarrjes apo politikave”, theksoi Antonela Hako në konferencën dedikuar gruas në sipërmarrje.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0