Rregullatorët amerikanë kanë akuzuar një nga platformat kryesore të kriptomonedhave Binance për shkeljen e ligjeve “të shumta” financiare të SHBA-së, duke intensifikuar goditjen e tyre ndaj industrisë së kriptove.
Komisioni i Tregtisë së Mallrave të Ardhshëm (CFTC) tha se firma kishte dështuar të regjistrohej siç duhet në SHBA. Në akzuzë gjithashtu theksohet se kompania nuk ka ndjekur rregullat për të parandaluar pastrimin e parave.
E themeluar në vitin 2017, kompania tani është shkëmbimi më i madh i centralizuar në botë për asetet dixhitale. Ajo drejtohet nga miliarderi Changpeng Zhao, i cili gjithashtu është nën akuzë.
Rreth kohës kur u njoftua padia, ai postoi në Tëitter një mesazh që lexonte “4” – me sa duket duke iu referuar ndjekësve për këshilla në një postim të mëparshëm duke u kërkuar njerëzve të “injorojnë lajmet e rreme, sulmet, etj.”
Lexo edhe: Binance në “luftë” për të marrë licencën në Gjermani dhe operuar në Europë
Kryetari i CFTC, Rostin Behnam tha se qeveria ngriti çështjen për të mbrojtur investitorët amerikanë dhe kjo duhet të shërbejë si një paralajmërim më i gjerë për ata që punojnë në sektorin e kriptove.
“Për vite të tëra, Binance e dinte se po shkelnin rregullat e CFTC, duke punuar në mënyrë aktive për të mbajtur rrjedhën e parave dhe për të shmangur pajtueshmërinë. Ky duhet të jetë një paralajmërim se CFTC nuk do të tolerojë shmangien e qëllimshme të ligjit të SHBA,” tha ai.
Në padinë e paraqitur në gjykatën federale në Illinois, CFTC tha se firma kishte qenë aktive në SHBA që nga viti 2019, por kurrë nuk ishte regjistruar siç duhet në qeveri ose nuk ishte në përputhje me ligjet përkatëse të SHBA.
Firma iu shmang rregullave “për të maksimizuar fitimet e korporatave”, tha CFTC./ BBC
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.