CANCRI Marketing bën për herë të parë së bashku të gjithë të apasionuarit e marketingut dixhital. Studentë, creators, menaxherë të rrjeteve sociale, manaxherë marketingu, startupe dhe biznese të vogla u mblodhën rreth një qëllimi të përbashkët, për të mësuar dhe informuar më shumë rreth temës ‘Content Marketing në ditët e sotme’, nën moderimin e Fatjona Murati bashkëthemeluese e CANCRI Marketing.
CANCRI Marketing është një agjenci marketingu bazuar te kreativiteti, inovacioni, përkujdesja ndaj klientit dhe arritja e rezultateve më të mira. Këtë herë vjen me një event qëllimi i të cilit ishte shtimi i vlerave dhe fuqizimi i të gjithë atyre që kanë nevojë të rriten në një mjedis mjaft konkurues nëpërmjët krijimit të kontentit dhe marketingut dixhital. Eventi ishte i ndarë në 2 pjesë, në pjesën e parë kishte sesione trajnuese me 3 të ftuar shumë të njohur të fushës.
E ftuara e parë, Egla Shkurta, foli rreth kontentit në përgjithësi, elementët e një kontenti të mirë dhe si të rrisim shitjet nëpërmjet një kontenti të mirë. I ftuari i dytë, Ermal Çelaj tregoi se si ndikojnë ngjyrat, lloji i shkrimit dhe fjalët e përdorura në krijimin e një kontenti të mirë të promocioneve të ndryshme. Pjesa e parë u mbyll në mënyrë të sukseshme me biznesmenin Tomi Kallanxhi, ku tregoi trendet më të fundit që duhet të kenë parasysh në krijimin e kontentit ditët e sotme. Një pjesë e cila u pasua me shumë pyetje dhe diskutime nga pjesëmarrësit. Një feedback i paparë u pa edhe në pjesën e dytë me panelin e diskutimit me influencers. Pyetje dhe diskutime pafund rreth rolit të influencers në krijimin e kontentit, por jo vetëm. Për të ndarë eksperiencën e tyre ishin të ftuar Aurora Mema, Dea Dumani dhe youtuber-i i njohur i Tips 2 Fix, Daniel Marku. Të tre të ftuarit ndanë eksperiencën e tyre se si filloi gjithçka, vështirësitë që kanë pasur dhe ndanë mënyra të ndryshme se si funksionojnë me bizneset në tërësi.
Një event i cili mbajti mbajti të mbërthyer për tre orë mbi 60 pjesëmarrës të cilët u shprehën që kishin mësuar shumë dhe prisnin të zhvilloheshin aktivitete të tjera të kësaj natyre.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.