Ish-zv.presidentja e Google tregon tiparin “kyç” që ka kërkuar te të punësuarit për 10 vite - Business Magazine Albania

Ish-zv.presidentja e Google tregon tiparin “kyç” që ka kërkuar te të punësuarit për 10 vite

Claire Hughes Johnson është një konsulente në Stripe, autore e Scaling People dhe pedagoge në Shkollën e Biznesit të Harvardit. Më parë, ajo ishte Drejtoreshë Operative e “Stripe” dhe punoi 10 vjet në Google, si zëvendëspresidente. Sot ajo është kryetare e bordit të Milton Academy.

“Gjatë mandatit tim 10-vjeçar në Google si zëvendëspresidente, ka pasur javë ku kam kaluar deri në 40 orë duke intervistuar njerëz për punë. Pra, për ta bërë procesin më të lehtë, unë kërkoja një aftësi specifike karakteristikë e punonjësve të ardhshëm: vetëdijen”, tregon ajo.

Në të vërtetë, përvoja dhe studimet janë shumë të rëndësishme sipas saj, por kjo është një pjesë në të cilën mund të përmirësohesh gjithmonë. Megjithatë, kur dikush është shumë i vetëdijshëm, për aspektet pozitive dhe negative të karakterit të tij, ata janë më të motivuar për të mësuar sepse janë të sinqertë për dobësitë e tyre.

Lexo edhe: Këshilla për introvertët. Ja çfarë të bëni në një intervistë pune.

Megjithatë, sipas hulumtimeve të fundit, 95% e njerëzve besojnë se kanë vetëdije, vetëm 10% deri në 15% e bëjnë në të vërtetë. “Kur një kandidat përdor shumë fjalën “unë”, ky është një flamur i kuq për mua,” tha Johnson për CNBC.

Të kuptuarit e asaj që është e rëndësishme për ju, çfarë ju jep energji dhe çfarë ju lodh, do t’ju ndihmojë të mësoni se si punoni. Me këto ide, ju do të jeni në gjendje të artikuloni vlerat tuaja dhe të kuptoni kur ato bien ndesh me njëra-tjetrën ose me vlerat e një punonjësi tjetër.

“Në një mjedis interviste, ju duhet të jeni në gjendje të flisni me besim për pikat tuaja të forta dhe të dobëta. Për të pasur një ndjenjë më të fortë të vetëdijes, bëjini vetes dy pyetje: Çfarë mund të bëj vërtet mirë? Cilat janë pikat e mia të forta dhe cilat aspekte të karakterit tim duhet të përmirësoj”, shpjegon Johnson./ CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0