Shkenctarët propozojnë krijimin e një kompjuteri biologjik - Business Magazine Albania

Shkenctarët propozojnë krijimin e një kompjuteri biologjik

Modele makinash që mësojnë, si ajo që fuqizon ChatGPT, bëjnë të mundur për kërkuesit e tyre: shkrimin e eseve , tregime të shkurta dhe punë të tjera. Por tani, shkencëtarët po kërkojnë një mënyrë tjetër të aftësisë kompjuterike që do të jetë shumë më efikase se kjo, e atë po synojnë ta gjejnë në turin tonë.

Në një artikull të ri të publikuar në revistën Frontiers, një ekip studiuesish ndërkombëtarë të udhëhequr nga studiues në Universitetin John Hopkins, kanë dhënë detale se si teknologjia tru-makinë është fusha më e re bio-kompjuterike, e cila siguron udhërrëfyes se si të bëjnë këtë realitet.

Siç sqarohet në artikull, inteligjenca organoide është fushë në të cilën studiuesit janë duke zhvilluar llogaritjet biologjike me shfrytëzim të kulturës 3D të qelizave të trurit të njeriut dhe teknologjisë tru-makinë.

Këto organoide ndajnë aspekte të sturukturës së trurit dhe funskionit që luajnë në funksionet njohëse, siç është të mësuarit dhe regjistrimi në kujtesë.

Ato esencialisht do të shërbejnë si një harduer biologjik, dhe një ditë mund të jenë edhe më efikase se kompjuterët që kanë programe të Inteligjencës Artificiale.

Lexo edhe: Meta lëshon modelin e ri gjuhësor LlaMA

Sipas ekspertëve, qëllimi i këtij studimi është që të shfrytëzohet fuqia e sistemit biologjik për të avancuar fushën e shkencës së gjallë, bioinxhinierinë dhe shkencën kompjuterike. Ata thonë se operimin e trurit të njeriut në procesimin e informatave, të mësuarit e të tjera, po mundohen ta modelojnë që të kenë një sistem i cili do të punojë më shpejtë dhe më me efikasitet se kompjuterët e tanishëm.

Psh truri i njeriut ka kapacitet për të ruajtur shumë informata, andaj shkencëtarët parashohin se struktura 3D e qelizave mund të lidhet me Inteligjencë Artificiale dhe sistemin e makinës për të mësuar.

Shkencëtarët kanë bërë të ditur se po studiojnë limitet fizike të kompjuterëve silikon, kjo ngase në një çip të vogël nuk mund të vënë shumë transistor. Ata synojnë të bëjnë njëjtë si trurin e njeriut, megjithatë truri i njeriut është i lidhur ndryshe. Ai ka rreth 100 miliard neurone të lidhura në mbi 1015 pika lidhjeje./ Frontiers

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0