Seria më e re e telefonave Samsung Galaxy S23 prezantohet në Tiranë - Business Magazine Albania

Seria më e re e telefonave Samsung Galaxy S23 prezantohet në Tiranë

Samsung Galaxy S23

Një javë pas premierës globale, seria e gjeneratës së re, Samsung Galaxy S23 u prezantua zyrtarisht në Tiranë. Eventi shik mblodhi figura të mirënjohura të medias, biznesit dhe teknologjisë për të kremtuar ardhjen e serisë më të fundit të telefonave inteligjentë premium. Të ftuarit ishin të parët që panë dhe provuan nga afër teknologjinë inovative të serisë Samsung Galaxy S. Programi i eventit u moderua nga Albana Bejko dhe të ftuarit shijuan një performancë speciale nga grupi “Hot Club Tirana”.

Elion Balla, përfaqësues i Samsung për Shqipërinë, nuk ngurroi të përcillte një mesazh falënderues për partnerët zyrtarë, që bëjnë të mundur sjelljen e produktit në tregun e vendit tonë. Më pas përmendi shkurtimisht për të gjithë të pranishmit, karakteristikat unike që vlerësohen dhe e bëjnë këtë gjeneratë kaq të fuqishme. Kamera, performanca, siguria, dizajni e jo vetëm , e çojnë në një tjetër nivel serinë Galaxy, duke n’a lënë me dëshirën ta bëjmë tonin një nga pajisjet e gjeneratës Galaxy S23.

Tre telefonët e rinj inteligjentë, Galaxy S23 Ultra, Galaxy S23+ dhe Galaxy S23 shënojnë një epokë të re të përvojës më të mirë të telefonit premium Samsung Galaxy. Teknologjia e fuqishme dhe e pametë e serisë më të fundit lejon përdoruesin të bëjë e të përfitojë më shumë nga jeta. Seria Galaxy S u krijua pikërisht për të kaluar kufijtë dhe për të ripërcaktuar atë që është e mundur të bëjë një smartphone premium. Duke u mbështetur në këtë filozofi, seria Galaxy S23 ka fuqinë e teknologjisë më të avancuar celulare, e cila sjell botën tuaj në fokus më të mprehtë dhe ndihmon njerëzit të zhvillojnë më tej pasionet e tyre. Përvojat e sigurta dhe private janë gjithashtu themeli i serisë Galaxy S23. Çdo smartphone vjen me mbrojtje Samsung Knox, i cili ka marrë më shumë çertifikata nga qeveria dhe industria se çdo pajisje, platformë ose zgjidhje tjetër celulare në treg.

Seria Galaxy S23 është gjenerata që revolucionon më tej mënyrën se si qëndrueshmëria dhe inovacioni takohen së bashku. Duke rritur standardet për teknologjinë premium që pasuron jetën e njerëzve, por duke minimizuar në të njëjtën kohë ndikimin dhe gjurmët e tyre në mjedis. Samsung kontribuon në një planet më të shëndetshëm. Që nga seria Galaxy S22, Samsung Galaxy vazhdon  të rrisë përdorimin e materialeve  dhe me serinë Galaxy S23, Samsung Galaxy po bën edhe më shumë për të reduktuar ndotjen në mjedis pa kompromentuar cilësinë dhe estetikën.

Më shumë sesa thjesht një smartphone, seria Galaxy S23 është një mënyrë e re për të ndarë ngjarjet më epike.

Galaxy S23 Ultra

Në thelb të përvojës premium të serisë Galaxy S mbetet padyshim inovacioni pa kompromis i Samsung Galaxy Ultra. Me Galaxy S23 Ultra, dy botë të inovacionit të Samsung Galaxy shkrihen në një kategori të vetme. Teksa ADN-ja e Samsung Galaxy Note – si performanca maksimale dhe mjetet e produktivitetit – u integrua me cilësimet unike të serisë S – si kamera novator – ky bashkim krijoi smartphone-in më të fuqishëm ndonjëherë, Samsung Galaxy Ultra.

Galaxy S23 Ultra krenohet me një sensor të ri Pixel Adaptive 200MP që kap momente epike me saktësi të jashtëzakonshme. Aftësitë e përmirësuara të “Nightography” transformojnë mënyrën se si seria Galaxy S optimizon fotot dhe videot në një gamë të gjerë kushtesh të ambientit që na rrethon. Zhurma vizuale që zakonisht shkatërron imazhet me dritë të ulët korrigjohet nga një algoritëm i ri i përpunimit të sinjalit të imazhit (ISP) me fuqi AI që përmirëson detajet e objektit dhe tonin e ngjyrave. Për përdoruesit që duan kontrollin dhe personalizimin, seria Galaxy S ofron një sërë mjetesh që diferencojnë çdo përvojë fotografike. Me një bateri më të qëndrueshme 5000 mAh dhe me platformën ekskluzive “Snapdragon® 8 Gen 2 Mobile for Galaxy” me grafikën celulare më të shpejtë në botë, Galaxy S23 Ultra ofron gjithashtu përvojën e fundit të lojërave. Ashtu si Samsung Galaxy Note, Galaxy S23 Ultra zhbllokon mënyra të reja produktiviteti me një S Pen të integruar.

Seria Galaxy S vendos standardin për përvojën e fundit premium smartphone, me Galaxy S23 Ultra. Është më e mira e asaj që është e mundur sot, e ndërtuar për të qëndruar për çdo gjë që sjell e ardhmja. Duke dëshmuar pse është një lider i kategorisë, Galaxy S23 Ultra i afron njerëzit më afër botës që i rrethon — mundëson përmbushjen e qëllimeve dhe hap një përvojë të veçantë që fitohet vetëm me Samsung Galaxy.

Galaxy S23+ / Galaxy S23

Galaxy S23+/Galaxy S23 riimagjinojnë përvojën e serisë Samsung Galaxy S për kërkesa dhe stile të ndryshme jetese, duke i ndihmuar njerëzit të zhvillojnë më tej pasionet dhe përvojat e tyre të përditshme. Nga transmetimi te lojërat te bashkëpunimi dhe krijimi, gjithçka përmirësohet me kombinimin e duhur të veçorive për t’iu përshtatur nevojave individuale. Kjo do të thotë më shumë fuqi për çdo detyrë, kamera me shumë qëllime për të kapur një skenë të përsosur dhe madhësi të ndryshme të ekranit sepse një madhësi nuk i përshtatet të gjithave. Galaxy S23+ dhe Galaxy S23 vendosin lirinë e zgjedhjes në duart e çdo përdoruesi të serisë Galaxy S. Në Galaxy S23+ dhe Galaxy S23, kamera ikonë e Samsung Galaxy merr gjithashtu një pamje të përmirësuar. Konturet janë hequr, duke shënuar një epokë të re të dizajnit thelbësor Galaxy që e bën të gjithë serinë të dallohet.

Telefonat inteligjentë të serisë Galaxy S23 janë gjithashtu të disponueshëm për porosi nga partnerët e autorizuar të shitjeve të Samsung në periudhën nga 01.02.2023. deri më 16.02.2023 dhe mund të përfitoni nga një ofertë speciale.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0