Mikpritja në bujtina, në njësitë e agroturizmit, në kantinat e verës dhe identitetit rural në Shqipëri është prezantuar përmes një reportazhi guidë në “Corriere dela Sera”. Media italiane shkruan “Udhëtimi me biçikleta në Shqipëri, mes detit, qyteteve historike dhe tokave të egra”.
Këtë artikull e ka ndarë në rrjetet e saj sociale edhe Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca.
Ajo theksoi se, ky është një promovim fantastik për Shqipërinë tonë të magjishme rurale”.
Lexo: Si të zbuloni nëse keni tendenca psikopatike
Sipas saj, “Media prestigjoze italiane “Corriere della Sera”, i ka dedikuar një reportazh të gjatë bukurisë së Shqipërisë, ku bie në sy zinxhiri i mikpritjes dhe bujtinave, njësive të agroturizmit, kantinave të verës dhe identitetit rural që ofron Shqipëria si një nga territoret ende të pazbuluara dhe autentike në Evropë”.
Përmes fotografive të këtij artikulli, media italiane sjell larminë e vendeve që mund të vizitosh në Shqipëri, nga veriu në jug. Ato shoqërohen me sugjerime për strukturat hoteliere, destinacione agroturistike apo shtëpive shekullore të shndërruara në funksion të mikpritjes së turistëve.
Viaggio in bicicletta in Albania tra mare, città storiche e terre selvagge
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto