Bordi i Transparencës ka ulur në 200 lekë/litër çmimin e naftës, pas një rritje të lehtë që aplikoi pak ditë më parë. Për benzinën çmimi është 190 lekë.litër.
Më poshtë vendimi i Bordit të Transparencës, sipas Ministrisë së Financave.
Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 31 Janar 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.
Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 30.01.2023, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 866, -13 nga data 25.01.2023, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 891, -56 nga data 25.01.2023, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar ulje të lehtë në 107.27 (-0.24 nga data 25.01.2023).
Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë:
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 200 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 188 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 190 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 178 lekë/litër.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto