Wolves Summit në partneritet me MITP ka lançuar akseleratorin “Connect 4 Growth”.
Si pjesë e një projekti, Wolves Summit kreu një analizë të detajuar duke intervistuar gjithë palët e interesuara dhe bizneset teknologjike në Moldavi dhe Ukrainë për të identifikuar sfidat më kryesore të ekosistemit të tyre. Wolves Summit ndërtoi programin e tij të akselerimit në bazë të këtyre gjetjeve dhe tashmë janë në kërkim të zgjidhjeve post-MVP/TRL-6 në HealthCare, EdTech, ClimateTech, Energji dhe Sustainability – startup-e të cilët punojnë për zgjidhje inovative për sfidat më kryesore të Moldavisë.
Çfarë do të fitojnë startup-et?
- Do të mësojnë si të zhvillojnë idenë e tyre në një hackathon dy-ditor
- Sesione praktike mentorimi
- Mundësi investimi
- Biletat për Wolves Summit
Programi kulmon me një Demo Day në Moldavi, ku 5 startup-et më të mira do të zgjidhen për t’u bashkuar me Wolves Summit 2023 në Wroclaw (udhëtimi dhe akomodimi i përfshirë) dhe do të prezantojnë zgjidhjen e tyre inovative për një audiencë prej mbi 2000 investitorë engjëj, VC, korporata dhe biznese të tjera.
Afati i fundit për aplikim është 24 shkurt.
Këtu gjeni formularin e aplikimit.
Mësoni më shumë në – www.connect4growth.eu.
Një sesion Informativ do të zhvillohet më 16 shkurt në orën 14:00 CET për të diskutuar mbi programin dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve që mund të kenë startup-et.
Regjistrohuni për t’u bërë pjesë online këtu.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.