Konfindustria mbështet vendimin e Ministrisë së Brendshme për dhënien fund të konçesionit privat të prodhimit të dokumentave të identifikimit dhe të kalimit të shërbimit në menaxhim publik.
Konçesioni i prodhimit të ID dhe pashaportave është dhënë 15 vite më parë. “Kompania private zotëruese e konçesionit ka përfituar në formën e fitimit gjatë kësaj periudhe në mbi 500 milionë $, përfshi edhe kompanitë mëmë. Për vitin financiar 2021 kompania konçesionare kishte normën më të lartë të fitimit në shkallë vendi mbi 40%. Në vitin 2013, pa asnjë garë, afati i konçesionit u shty për një periudhë 10 vjeçare, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit 250-300 milionë$ humbje. Konçesioni në fjalë është dhënë si pjesë e procesit të liberalizimit të vizave të Shqipërisë në Bashkimin Europian”, thekson Konfindustria në një njoftim të saj.
Konfindustria vlerëson, se një veprim i ngjashëm për të kaluar në menaxhim publik do të duhet te shtrihet edhe në konçesione dhe PPP të tjera shërbimesh si: skanimi, aeroportet, check-up, ngjyrosje dhe metrologjia e karburanteve, pullat fiskale, shëndetësia, etj.
Lexo: Brezi i “humbur”; Pse mungojnë sipërmarrësit e rinj te VIP-at në Shqipëri?
Sipas saj, politika e dhënies me konçesion dhe sidomos PPP/ Partneritet Publik Privat të burimeve natyrore e shërbimeve publike kanë qënë me efektivitet të ulët dhe në kundërshtim me interesin publik. Si të tilla janë shndërruar në barrë të rëndë për buxhetin e shtetit dhe borxhin publik, që e ka tejkaluar ndjeshëm 100% të PPB.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto