ATC- kurse profesionale në fundjavë - Business Magazine Albania

ATC- kurse profesionale në fundjavë

ATC

Shqipëria është një vend përherë në zhvillim, me mundësi të shumta bashkëpunimi. Një nga mundësitë më të mira të çdokujt që dëshiron të përparojë në aspektin personal janë edhe kurset profesionale.

Tregu sa vjen dhe bëhet më dinamik, duke ndërtuar mundësi të reja dhe hapësira punësimi jashtë fushës suaj të studimeve. Të jesh në kërkim të gjërave të reja ka të ngjarë të jetë fitorja juaj më e madhe.

Ju mund t’ia nisni tani për t’u bërë pjesë e qendrës  së kurseve me më shumë drejtime në Shqipëri, Institutin Profesional ATC.

Të gjendur 10 vite në tregun shqiptar, prej 6 vitesh edhe në Kosovë.

Një mundësi e shkëlqyer për t`u fokusuar në të tjera mundësi dhe fusha gjatë javës por gjithashtu edhe në fundjavën tuaj.

ATC ka menduar për të gjithë ata që dëshirojnë të investojnë duke marrë një profesion të ri, pa hequr dorë nga angazhimet dhe puna e përditshme me kurset profesionale të cilat ndiqen në fundjavë!

Instituti Profesional ATC mundëson për gjithë të interesuarit financim të pjesshëm të studimeve profesionale .Nëse vendosni të ndiqni një kurs profesional pranë ATC-së ju keni mundësi të përfitoni financim të kursit deri në 300 euro. E mundësuar nga organizata ndërkombëtare SWG në bashkëpunim me GIZ nëpërmjet programit për zhvillim rural rajonal.

Por, cilat janë mundësite tuaja të shkëlqyera të cilat duhet të nxitoni për ti kapur tani?

Duke nisur nga:

1- Shef Kuzhine

2- Kuzhinier

3- Pasticier

4- Autoservis

5- Elektricist

6- Grafik Dizajner

7-Web Dizajner

8- Menaxher Biznesi

8- Stilist

9- Teknik Kompjuteri II

Avantazhet që ATC ofron:

  • Siguri të njohjes së certifikatës në Europë dhe më gjerë.
  • Punësim i garantuar brenda dhe jashtë vendit mundësuar nga departamenti për punësimin e studentëve.
  • Mjedise bashkëkohore të pajisura me të gjitha mjetet mësimore.
  • Staf i kualifikuar dhe me eksperiencë të gjatë pune.
  • Mësim në klasë dhe laboratorë modern praktike për secilin kurs.
  • Praktikë profesionale pranë kompanive partnere.
  • Programe në përputhje me kërkesën e tregut të punës.

Kjo mund të jetë mundësia juaj, dhe shansi për të provuar aftesitë tuaja të reja.

E ardhmja është më e bukur kur është profesionale.

Nëse dilema juaj është pagesa atëherë, pagesa e kursit mund të bëhet edhe me këste mujore, si dhe nëpëmjet kredisë studentore në bashkëpunim me bankat e nivelit te dytë.

https://ipatc.al/en/

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0