Kina dërgoi një satelit të ri komunikacioni në hapësirë nga Qendra e Lëshimit të Satelitëve e Xichang-ut në provincën Sichuan të Kinës Jugperëndimore të premten në mëngjes.
“APSTAR-6E” u nis në orën 2:10 të mëngjesit me një raketë mbartëse “Marshimi i Madh-2C” dhe hyri në orbitën e vet të planifikuar.
Sateliti do të përdoret kryesisht për të ofruar shërbime komunikimi me një vëllim të madh të dhënash për rajonin e Azisë Juglindore.
Ky ishte misioni i 460-të i fluturimit i serisë së raketave mbartëse “Marshimi i Madh”.cri
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto