AKSHI: Sqarim mbi prokurimet për “Shërbimin e Internetit dhe Intranetit për Institucionet Publike” - Business Magazine Albania

AKSHI: Sqarim mbi prokurimet për “Shërbimin e Internetit dhe Intranetit për Institucionet Publike”

AKSHI

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit bën me dije se ka nisur procedurën e prokurimit për “Shërbimin e Internetit dhe Intranetit për Institucionet Publike” për të siguruar shërbim interneti dhe intraneti, me palë të treta, për institucionet që ndodhen në territore jashtë Tiranës (apo edhe në disa segmente brenda Tiranës), të cilat nuk janë pjesë, e si rrjedhojë nuk mund të mbulohen nga rrjeti qeveritar GovNet.

Janë 895 institucione dhe 1304 shkolla në gjithë Shqipërinë, që do të përfitojnë nga këto shërbime.

AKSHI është në kushtet e një “Procedure të Hapur, mbi kufirin e lartë monetar, Marrëveshje kuadër, (Elektronike), pasi sasia e internet /intranet që do të prokurohet gjatë zbatimit të kësaj marrëveshje kuadër, që do të lidhet me 4 operatorë ekonomikë (sipas DST të publikuar në sistemin e prokurimit publik) nuk mund të përcaktohet, pasi numri i institucioneve mund të pakësohet ose shtohet, ndërsa edhe kapacitetet mund të ulen ose rriten, në varësi të strukturave dhe shërbimeve përkatëse në çdo institucion.

Pra fondi limit, prej 632,264,825 (gjashtëqind e tridhjetë e dy milion e dyqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e tetëqind e njëzetë e pesë) lekë pa TVSH është vlera e përafërt e kontratave, përllogaritur bazuar në Vendimin Nr. 285, për Miratimin e Rregullave të Prokurimit Publik, e në nenin 62 që përcakton se përllogaritja e vlerës së marrëveshjes kuadër kur autoriteti/enti kontraktor e ka të pamundur të përcaktojë sasinë e objektit të prokurimit.

Këto nuk konsiderohen kontrata, sipas LPP-së. Në rast të përdorimit të kësaj lloj marrëveshjeje, autoriteti kontraktor, për të lidhur kontratë brenda marrëveshjes kuadër, do të rihapë konkurrimin.

Lexo: Sulmet kibernetike/ Prokuroria kërkon arrest shtëpie për pesë punonjës IT në administratën publike

AKSHI thekson se gjatë fazës së prokurimit, për përzgjedhjen e 4 operatorëve ekonomikë të suksesshëm, përcaktuar dhe në dokumentat standade të tenderit, kriteri i vlerësimit është bazuar në çmimin për njësi më të ulët, pra do të ketë ulje të çmimit për njësi, si pasojë e konkurrimit.

Në përfundim të procedurës së prokurimit pasi të kualifikohen dhe të lidhet marrvëshja kuadër me 4 operatorët e shpallur si të suksesshëm, për çdo kërkesë apo nevojë të institucioneve, do të realizohet minikonkurimi përkatës, çka do të sjellë përsëri ulje të çmimit për njesi.

Perqëndrimi i shërbimit të internetit ka sjellë kursimin me mbi 50% të fondeve të shpenzuara dikur, në mënyrë të decentralizuar nga vetë institucionet.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi është të shkosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziazmin.”
— Uinston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0