Gratë në biznes/ Episod frymëzues në Startop. Nga konkursi për vajzat deri tek start-upi për studentët - Business Magazine Albania

Gratë në biznes/ Episod frymëzues në Startop. Nga konkursi për vajzat deri tek start-upi për studentët

Episodi i nëntë i “Startop” ishte i dominuar nga gratë sipërmarrëse. Paneli i përbërë nga sipërmarrësit Shkëlzen Marku e Marjus Bushi, zv. dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Martin Serreqi dhe Besard Kadia, zv. ministër i  Ekonomisë dhe Financave patën mundësinë të dëgjojnë disa ide mjaft emocionuese nga gra dhe vajza që guxojnë për të ndryshuar realitetin ku jetojnë nëpërmejt ideve të tyre.

Projekti i parë u prezantua nga Edisa Cirogu nga “Commercey”, që ka të bëjë me trajnimin, testimin dhe certifikimin e rekrutuesve në Tech Recruiters.

“Fokusi i këtij projekti është i fokusuar tek Recruiters. Porta e parë hyrëse në biznes është ai i rekrutuesit dhe sot në Shqipëri nuk ka një formim të dedikuar për këtë lloj profesionistësh. Këtë kemi dashur të sjellim me këtë projekt. Standardizimin e rolit të rekrutuesit, më specifikisht Tech. Sot sektori rekrutuesve nuk ka një certifikim. Nëse një biznes ka të përzgjedhur në stafin e vet rekrutuesve, nuk e kanë vërtetuar sesi ata mund të bëjnë punën e duhur. Sektori rekrutues në burimet njerëzore. Klasat e para të këtij projekti do të vijnë në janar”- shpjegoi menaxherja Cirogu.

Projekti i dytë u prezantua nga Albana Muçaj, ambasadore e “Women Startup Competition” i cili zhvillohet këtë vit për herë të parë në Shqipëri si dhe kryeredaktore e revistës “BusinesMagazine”. Albana gjithashtu është edhe themeluese qendrës së edukimit “Kallz”. Misioni i Albanës është mjaft i veçantë. Ajo dëshiron që për gratë dhe vajzat në Shqipëri mundësitë të jenë më të shumta dhe në këtë mënyrë projekti i saj synon ekspozimin e tyre në syrin e investitorëve potencialë.

Lexo edhe: Njihuni me mentorët e Women Startup Competition

“Është program i dedikuar vajzave dhe Grave. Këtë vit kemi arritur ta sjellim në Shqipëri. Parashikon përfshirjen e vajzave dhe grave ide inovative në startup. Pas kësaj ka një konkurs, ku përzgjidhen 3 fitues. Vendi i marrë merr pjesë në konkursin final europian. Është një program që është zhvilluar në disa vende të botës, edhe Shqipëria bën pjesë tashmë. Pra, gratë të motivohen në fushën e sipërmarrjes”- shpjegoi ambasadorja e “Women Start up Competition”  në Startop.

Praktika.al ishte projekti i tretë i prezantuar sot në Start-up, një urë lidhëse mes tregut të punës dhe ata që kanë nevojë të praktikohen dhe të jenë gati për të punuar.

Projekti u shërben kompanive në kërkim të punonjësve edhe profesionistëve të rinj, në kërkim të një karriere shpërblyese. Projekti u vlen kompanive që duan të ecin përpara drejt inovacionit.

Lexo edhe: AlbaniaTech në “Startop”. Panelistët njihen me platformat që ndihmojnë start-upet

“Ne u shërbejmë dy konsumatorëve, studentëve apo të rinjtë profesionistë dhe bizneset. Bizneset promovojnë kulturën tyre të punës para profesionistëve të rinj dhe ata mund të aplikojnë. Kjo rrit vlerën e shërbimeve të punësimit. Praktika.al është prej një viti online, janë mbi 2 mijë student dhe 274 kompani. Me daljen edhe të aplikacionit, kemi arritur të krijojmë një ‘match’ të mirë bizneseve dhe profesionistëve të rinj. Është situatë win-win”- tha Albina Bardhi.

Projekti fundit i prezantuar sot në Startop, ishte “Task me” që konsiston në lidhjen e studentëve me tregun e punës. Ideja e krijuar nga dy vajza të guximshme, Prishila Gjoka dhe Anisa Saraçi kërkon të zgjidhë një problem me të cilin përballemi shpesh në tregun e punës në Shqipëri, ndërsa ndihmon në mënyrë të drejtpërdrejtë studentët, që nuk duan të lënë studimet e tyre, por të kenë edhe një punë me kohë të pjesshme

“Task me u zhvillua si ide nga vështirësitë që ne si student kemi hasur për të gjetur një punë, sidomos part-time. Vendosëm të zhvillojmë një ankete me 600 studentë, ku pjesa më e madhe nuk punonin për shkak të mos-fleksibilitetit me oraret. Kemi pasur interesin e 600 studentëve për pjesëmarrje në këtë projekt. Komisioni do të mbahet vetëm nga bizneset, jo nga studentët”- treguan Prishila Gjoka dhe Anisa Saraçi.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0