Tokio e bën të detyrueshme me ligj vendosjen e paneleve diellore në shtëpitë e reja - Business Magazine Albania

Tokio e bën të detyrueshme me ligj vendosjen e paneleve diellore në shtëpitë e reja

Autoritetet e Tokios kanë miratuar një vendim për ta bërë të detyrueshëm instalimin e paneleve diellore për shtëpitë e reja nga muaji prill i 2025-ës. Masa prek kryesisht rreth 50 kompani të mëdha të cilat janë ndërtuesit kryesorë të shtëpive në kryeqytetin japonez

Vendimi i Tokios, i pari i këtij lloji në Japoni, ka për qëllim uljen e emetimeve të gazeve serrë, sipas autoriteteve të qytetit, raportojnë mediat lokale.

Japonia është emetuesi i pestë më i madh i CO2 në botë dhe është zotuar të arrijë nivelin zero deri në vitin 2050 dhe të arrijë neutralitetin klimatik. Tokio ka vendosur një objektiv për të përgjysmuar emetimet deri në vitin 2030, krahasuar me nivelet e vitit 2000.

Lexo edhe; Sekretariati i Energjisë vendos objektiva për 2030. 60.9% ulje të emetimeve të gazrave të karbonit

Shtëpitë me sipërfaqe çati më pak se 20 metra katrorë do të përjashtohen, raportoi Japan Times.

Autoritetet e qytetit do të përgatisin gjithashtu subvencione për të mbështetur zbatimin e vendimit, tha guvernatori i Tokios Yuriko Koike. Aktualisht, vetëm 4% e të gjitha ndërtesave të përshtatshme për instalimin e paneleve diellore në Tokio kanë instalime të tilla, sipas Koike./ Balkan Green Energy News 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0