Vlerësim libri: "Think Again" - Përse duhet të rimendoni gjithçka absolute në jetën tuaj? - Business Magazine Albania

Vlerësim libri: “Think Again” – Përse duhet të rimendoni gjithçka absolute në jetën tuaj?

Adam Grant

Shkroi: Prishila Gjoka

Adam Grant është psikolog organizativ në Wharton School në Filadelfia, Pensilvani, ku edhe mban çmimin e profesorit i renditur në krye të vlerësimeve për 7 vjet rresht. Një ndër autorët më të shitur, renditur numri 1 nga “New York Times” dhe një prej folësve më të famshëm të “Ted Talks”. Librat e tij kanë shitur mbi 2 milionë kopje. Prezantimet e tij kanë mbi 25 milionë shikime dhe podcast-i i tij “WorkLife” i ka tejkaluar pritshmëritë. 

“Think Again” (Mendo sërish), i publikuar në vitin 2021, është një guidë kushtuar mendjes dhe konkretisht një koncepti të guximshëm, “ri-mendimit”! Një libër, i cili mban në kopertinë vlerësimin e Bill dhe Melinda Gates.

“Një libër, i cili duhet lexuar medoemos…mësimet në këtë libër janë më të rëndësishme se kurrë.”

  • Bill dhe Melinda Gates

POROSIT TANI BUSNESS MAGAZINE 30

“Fuqia e të diturit çfarë nuk di”, ky është slogani që mban “Think Again” (Mendo sërish). Të mbrosh atë që është e gabuar, për hir të të “pasurit të drejtë”, apo të dyshosh në çdo gjë që mendon se është e drejtë, për të mësuar gjithnjë të vërtetën? Po ju, çfarë do të zgjidhnit?

Adam Grant beson se, përgjatë procesit tonë të mendimit vendosemi në rolin e tre personazheve: 

  1. Predikues – kur besimet tona kërcënohen dhe na duhet të ngremë argumenta për të mbrojtur dhe promovuar besimet tona.
  2. Prokurorë – kur identifikojmë të meta në arsyetimet e të tjerëve dhe ngremë debate me qëllim që t’u tregojmë se ku e kanë gabim dhe ne të “fitojmë” debatin.
  3. Politikanë – kur na duhet të fitojmë pranimin dhe pëlqyeshmërinë e një audience.

Ajo që na ndihmon të zhvillohemi, që na ndihmon të mbajmë mendjet tona në proces të vazhdueshëm mësimi, është në fakt një lloj tjetër i të menduarit, ai shkencor.

Lexoni vlerësimin e plotë në Business Magazine 30. Porosit tani!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0